SPAK refuzoi kërkesën e Sali Berishës për të marrë pjesë në seancat e Kuvendit

0
82

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e kreut të opozitës, Sali Berisha për marrjen pjesë në seancat plenare të Parlamentit.

Kërkesa e depozituar në 15 Janar të këtij viti nga mbrojtësit ligjorë të ish-kryeministrit, Sokol Mëngjesi dhe Genc Gjokutaj, është rrëzuar nga ana e prokurorëve të SPAK në datën 18 janar.

“Personi nën hetim Sali Berisha(i përfaqësuar nga mbrojtësit e tij Sokol Mëngjesi dhe Genci Gjokutaj) ka depozituar në datën 15.01.2024 një kërkesë me anën e së cilës kërkonte lejimin e tij për të marrë pjesë në seancat plenare të Kuvendit, në cilësinë e deputetit. Pasi janë njohur me përmbajtjen e kësaj kërkese, me vendimin e datës 18.01.2024 Prokurorët kanë vendosur mospranimin e saj“, njofton SPAK.

Kujtojmë se avokatët e Berishës iu drejtuan me një kërkesë prokurorëve të SPAK duke theksuar se kjo është një e drejtë kushtetutese. Një tjetër argument që shoqëronte këtë kërkesë ishte fakti se ndaj Sali Berishës nuk ka një vendim të formës së prerë.

“Në kushtet kur Sali Berisha është deputet i Kuvendit, i zgjedhur nga sovrani, është e domosdoshme që të ushtrojë funksionet e tij si Deputet i Kuvendit. Për këtë arsye duke qënë se ju jeni organ procedues, kërkojmë nga ana juaj miratimin dhe dhënien e lejes që z. Berisha në mënyrën dhe kohën që është absolutisht e domosdoshme të shkojë, të marrë pjesë dhe të ushtrojë funksionet e tij në seancat plenare të Kuvendit në përmbushje të të drejtave lirive politike të parashikuara nga Kushtetuta e vendit, por edhe të përmbushë detyrimet e veta kundrejt elektoratit që e ka zgjedhur“, thuhej në kërkesë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here