Lajmi për eksortat shqiptare në Dubai, gazetari: Vajza të famshme pa asnjë profesion që rrinë nga 6 muaj me vizë turistike

0
187

Një artikull i publikuar ditët e fundit nga mediat zviceriane, ku shkruhej se në Dubai kishte 500 vajza shqiptare “eskorta”, ka pasur reagime të shumta lidhur me aktivitetin e tyre dhe vërtetësinë e shifrave të publikuara.

Nëpërmjet një lidhje skype për emisionin “Shqipëria Live” me moderatorët Erjona Rusi dhe Arjon Muça në Top Channel, gazetari Flavio Qarri përmendi një rast suksesi me galerinë e parë të artit në Dubai, që ishte hapur pikërisht nga një vajzë shqiptare. Ndërsa sa i takon lajmit për “eskortat shqiptare”, gazetari tha se shpesh bëhet fjalë për vajza të cilat janë të famshme në Shqipëri pa pasur një profesion.

 

“Nuk lidhet vetëm me femrat nuk është se femrat shqiptare thanë o burra të nisemi në Dubai se plasi peshku andej të bëjmë lekë. Meqë jemi te kjo pjesë galleria e parë e artit në Dubai, është hapur nga një vajzë shqiptare. Andej u sulën eskortat, vajza të cilat e mbajnë veten për të famshme këtu po pa një punë konkrete, çuditërisht qëndrojnë me 6 muaj me vizë turistike në Dubai”- tha gazetari.

Ndër të tjera ai ceku faktin që në Dubai strehohen krerët e krimit shqiptar të cilët veprojnë të shpenguar nga Emiratet e Bashkuara.

 

“Nëse ka pasur një arsye që ka shpëthyer turizmin edhe seksual në Dubai, ka qenë streha e kriminelëve VIP. Sepse të parët që kanë shkuar në Dubai, kanë qenë kriminelat tanë. Ekzistenca e Dubait ka sjellë një prishje të balancës dhe forcim të krimit të organizuar në Shqipëri sepse ata mund të komunikojnë atje krejt lirshëm dhe janë shumë operativ. Shumë nga ngjarjet e rënda të ndodhura në Shqipëri, përfundojnë në Dubai”- u shpreh Qarri.

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here