Njihuni me 11 çiftet e famshme shqiptare që janë martuar në fshehtësi të plotë

0
652

Janë jo të pakta rastet kur personazhet e famshëm duan t’i mbajnë private dhe larg syrit të mediave momentet e rëndësishme të jetës së tyre.

Kështu ka ndodhur edhe me disa figura të njohur të ekranit shqiptar të cilët kanë surprizuar publikun dhe fansat e tyre kur kanë zbuluar se janë martuar në fshehtësi dhe ceremoni private.

Me pak të ftuar dhe brenda ambientit familjar këta janë VIP-at shqiptar që vendosën të martohen larg opinionit publik dhe vëmendjes mediatike.

1.Rudina Xhunga Dhe Dritan Hila

Rreth 7 vite më parë moderatorja Rudina Xhunga dhe diplomati Dritan Hila i dhanë fund beqarisë në një ceremoni private në ambientet e Minibashkisë 5 në Tiranë. E veshur me të bardha dhe mes familjarëve e miqve të ngushtë Rudina i tha “PO” Dritanit, duke kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë.

2.Enis Bytyqi

Këngëtari i njohur shqiptar Enis Bytyqi zgjodhi të martohej në fshehtësi të plotë dhe një ceremoni intime me bashkëshorten e tij Rina në muajin janar të këtij viti. Enisi dhe Rina dukeshin mjaft elegantë, ajo kishte veshur një fustan të bardhë, të ngushtë pas trupit, ndërsa këngëtari dukej mjaft elegant me një kostum të zi.

3.Elisa Spiropali

Ish- drejtoresha e doganave, Elisa Spiropali vendosi të martohej në një ceremoni private me 100 të ftuar me partnerin e saj Salarjon Tota në tetor të vitit 2014.

Ajo zgjodhi të dukej si një nuse e viteve ’20, e veshur  me një fustan të ngushtë dantellë dhe flokët e kapura. Ndonëse ajo u përpoq të mbante gjithçka të fshehtë  duke u ndaluar të ftuarve edhe celularët , një gjë e tillë nuk u arrit dot pasi “Anabel.al” publikoi fotot e para të ceremonisë.

4.Oriona Cama

Aktorja e njohur e spektaklit të humorit “Portokalli”  Oriona Cama  duket se i ka dhënë fund beqarisë në një ceremoni familjare dhe larg syrit të mediave vetëm pak muaj më parë.

Ajo bëri me dije se është martuar me anë të një fotoje të postuar në Facebook ku dukej krah të atit, i cili e shoqëronte në altar.

5.Joleza Koka

Pak muaj para se të mbyllej viti 2017, ish-kryetarja e FRESSH Joleza Koka dhe ish- aktivisti Laert Kola u celebruan në Las Vegas në fshehtësi të plotë. Larg opinionit publik dhe mediave nga ceremonia e dasmës së tyre nuk është zbuluar asnjë detaj, madje as Jolezen të veshur me të bardha nuk kemi arritur ta shohim.

6.Floriana Garo

Moderatorja e njohur Floriana Garo vetëm pak muaj më parë zbuloi se ishte martuar me avokatin Enis Daci, ndërkohë që ishin në pritje të fëmijës së tyre të parë. Gjatë një interviste moderatorja zbuloi se çifti kishte kryer celebremin dhe pas lindjes së vajzës do të kryenin edhe një ceremoni. Mirëpo deri tani ne nuk e kemi parë Florianën nuse dhe na mbetet të presim ceremoninë e dasmës.

7.Adelina Tahiri

Këngëtarja shqiptare Adelina Tahiri vendosi të bënte një celebrim intim me të fejuarin e saj Serjozha Markov, ku të pranishëm ishin vetëm familjarët .

Ajo e bëri të ditur lajmin e madh pasi publikoi foto duke firmosur dhe shkruante “Zyrtarisht e martuar”. E veshur me një fustan të kuq elegant Adelina i ka thënë “PO” partnerit të saj vetëm pak muaj më parë.

8.Granit Xhaka

Futbollisti i famshëm shqiptar Granit Xhaka dhe bashkëshortja e tij Leonita Lekaj vendosën të kurorëzohen një vit më parë, një muaj pasi ai i kishte bërë propozimin të fejuarës së tij.

Vetë çifti zbuloi nëpërmjet postimeve në Instagram se ata ishin martuar pasi postuan fotot e magjishme ku ajo ishte e veshur me të bardha e ai me kostumin e dhëndrit.

Mirëpo veç kësaj nga ceremonia e dasmës nuk u zbulua asnjë detaj më tepër.

9.Tedi Papavrami

Violinisti i famshëm shqiptar Tedi Papavrami u martua në moshën 45-vjeçare me pianisten japoneze Maki Okada.

Vitin e kaluar violinisti dhe pianistja i dhanë fund beqarisë në fshehtësi të plotë nga mediat dhe lajmi u mor vesh nga vetë Papavrami pasi ndërroi statusin e tij në Facebook.

10.Anxhela Martini

Modelja Anxhela Martini dhe partneri i saj Dragos Savulescu morën papritur vendimin të martoheshin. Në një ceremoni krejtësisht intime me vetëm 3-4 persona, modelja dhe biznesmeni i thanë “PO” njëri – tjetrit në Las Vegas.

Anxhela ishte nusja më e çuditshme dhe e veçantë që kishim parë ndonjëherë, pasi u shfaq në altar e veshur me një fustan të zi që i vinte në pah format tejet seksi.

Lajmi për martesën u mor vesh vetëm një ditë më vonë pasi çifti postoi foto nga ceremonia.

11.Adelina Ismaili

Prej disa vitesh ikona e muzikës shqiptare Adelina Ismaili jeton në Zvicër me bashkëshortin e saj Val Krasniqi.

Adelina dhe Vali janë martuar prej disa kohësh në fshehtësi të plotë nga vëmendja mediatike, por vetë këngëtarja e ka zbuluar më vonë se ata janë celebruar në Zvicër.

 

Burimi: Iconstyle.Al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here