Ndryshimet e Ligjit për Shtetësinë godasin vlerat kombëtare dhe të drejtat e njeriut!

0
148

Nga Tritan Shehu

Ndryshimet e Ligjit per Shtetesine godasin vlerat kombetare dhe te drejta te njeriut!

Qeveria ka paraqitur ne Kuvend disa ndryshime te Ligjit per Shtetesine.

Ne fakt keto godasin se paku dy parime universale, shume te rendesishme te tij:

1–Bije poshte per kategori te gjera gjuha shqipe, si domosdoshmeri per te marre nenshtesine shqiptare, duke goditur piken “e” te nenit 8.

E theksoj, kjo nuk behet per raste te vecanta, personalitete te spikatur, por per kategori te zakoneshme, te gjera.

Pra ketu kemi te bejme me nje shkelje te rende te dinjitetit tone kombetar.

2–Shkelen parimet e mbrojtjes se femijeve.

Vendosja e Nenit 4 tek ndryshimet i hap rruge dhenies se nenshtesise shqiptare edhe minoreneve, nen 18 vjec.

Ketu pervecse ceshtjes se gjuhes, qe nuk behet fjale, kemi te bejme me nje shkelje te rende te te drejtave te femijeve, mbrojtjes se tyre.

Ketu nuk kemi te bejme per dhenie shtetesie si familje, e as rasteve, qe kane lindur ne Shqiperi, apo se paku qe jetojne ketu.

Ketu flitet per dhenie shtetesie femijeve te shkeputur, pa lidhje me Shqiperine, me familje ne vendet e tyre.

Dhe kerkohet te realizohet vetem me nje “prokure” te prindit apo te “kujdestarit”!

Tentativat per ta “argumentuar” kete me “mbushjen e ekipeve tona kombetare jane absurde, pengese e talenteve tona, tjetersuese e nocionit “kombetare, prandaj duhet kufizuar per diasporen e trojet shqip folese.

Menyra si eshte paraqitur me shembellen me historite qe nga marrja e Jenicereve shekuj me pare ne Perandorine Otomane e deri tek trafiqet e femijeve ne kohet e sotme!

Ne keto kushte kemi perpara nje projekt ligj te shtrember, te rrezikshem, ndesh me te drejtat, i keq pregatitur e i sjelle ne Kuvend per qellime jo te qarta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here