Frank de Boer do të mbetet trajner i Interit
Javier Zanetti, nënkryetari i Interit, Javier Zanetti, ka bërë të ditur se klubi nuk planifikon të bëjë ndryshime në stafin teknik. Ai ka konfirmuar se Frank de Boer do të mbetet trajner i “Nerazzurrëve”.
“Ne analizojmë atë që thuhet, por kjo nuk mund të ndikojë te planet dhe vendimet tona. Duhet ta kthejmë Interin atje ku e meriton të jetë”, ka deklaruar Zanetti kur është pyetur për të ardhmen e De Boerit.
![](http://www.gazetaexpress.com/public/uploads/image/wpid-wp-1474899031515_1477659482-5134504.jpg)