150 shqiptarë në brigjet e Francës, trafikantët anglezë u kërkojnë 7 mijë paund për transportin me varka

0
156

Një grup prej 150 shqiptarësh jetojnë në këto tenda në Dieppe, një zonë shkëmbore në brigjet e Francë. Mediat angleze kanë zbuluar grupin e emigrantëve që presin trafikantët t’i transportojnë me varka në Angli. Gazetarët raportojnë se shqiptarët jetojnë në kushte të tmerrshme në këto tenda. Madje gjatë natës, mbi tenda kanë rënë shkëmbinj, për shkak të stuhisë së fortë , thanë disa prej emigrantëve. “Kanali i Lajmeve 4” ka intervistuar disa prej shqiptarëve, që thanë se në këtë vend presin trafikantët.

Landi, 20 vjeç u pyet nga gazetarët se çfarë pret nga jeta në Angli. “Nuk pres ndonjë gjë të veçantë. Të shkoj në një punë çdo ditë, pastaj të kthehem në shtëpi dhe të flas me miqtë e mi në internet. Asgjë të veçantë” është përgjigjur emigranti shqiptar. Sipas mediave angleze, trafikantët kërkojnë 7 mijë paund për transportin me varka nga brigjet franceze drejt Anglisë. Autoritetet franceze në disa raste i kanë lejuar emigrantët të qëndrojnë në stacionet e trenit gjatë natës.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here