Brumë pice në kushte shtëpie

1
631

Gatimet e shtëpisë janë gjithmonë më të shijshme dhe më të shëndetshme se ushqimi i gatshëm. Kështu që edhe pica e bërë në shtëpi do t’ju falë shumë kënaqësi ju dhe familjes tuaj.

Përbërësit (për rreth 850 gr brumë) :

500 gr miell
300 gr ujë
40 gr vaj ulliri
8 gr kripë
10 gr maja e freskët / 3 gr maja pluhur

Pregatitja:

Thërrmojmë majanë Brenda një enë dhe i shtojmë pak nga uji që është përfshirë tek përbërësit. E përziejm dhe e lëmë të pushojë për disa minuta. Në një enë tjetër hedhim pjesën tjetër të ujit, shtojmë aty kripën që të tretet, po ashtu dhe vajin e ullirit.

Ndërkohë në një tas të madh hedhim miellin, majanë e tretur dhe ujin me kripë e vaj. Fillojmë kështu të përziejmë të gjithë përbërësit nëpërmjët duarve. Pasi masa është lidhur disi, e heqim atë nga tasi dhe fillojmë ta punojmë mbi tavolinën e punës, të cilën e kemi lyer pak me vaj në mënyrë që brumi të mos ngjisë dhe të mos i shtojmë më miell ( gjë që do ta bënte brumin të fortë). Brumin e ngjeshim në formën e një topi duke i futur anët në qendër të tij.

Pas kësaj marrim një tas më të madh se masa e brumit, e lyejm me pak vaj dhe e vendosim brumin në brendësi të tij. Tasin e mbulojmë me qese celafoni dhe e lëmë brumin të vij për të paktën 2 e gjysëm deri në 3 orënë një temperaturë 30-32 gradë. Pra e vendosim në një vend të ngrohtë, si për shembull në furrën e fikur, por që e kemi ngrohur pak më parë. Evitoni pozicionimin e brumit në një ambjent me korrent ajri dhe gjithashtu në temperature mbi 40 gradë.

Kur brumi të ketë trefishuar masën e tij mund ta përdorni për të pregatitur picën tuaj të preferuar, po ashtu edhe fokaçe (petë të holla brumi) të cilat janë një shoqërues shumë interesant në tryezën tuaj.

Nëse nuk keni kohë që brumin ta piqni menjëherë, mund edhe ta ruani atë për më vonë. Mund ta vendosni në seksionin e ngrirjes në frigorifer por brenda një ene e cila mbyllet hermetikisht. Kështu kur të dëshironi mund ta nxirrni nga aty, ta lini të shkrijë dhe të bëni picën tuaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

  1. 300 gr Uje !!!!!!!!!!!!
    40 gr vaj ulliri !!!!!!!!

    prej nga kjo mas matje ne Shqipri
    Uji matet me Litee ,deciliter ,mililitet sende e lengshem maten kshtu.nese nuk ka ndryshu diqka fizika

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here