Shpallet fituesit e projekteve të filmave dokumentarë që do të finacohen nga QKK-ja

0
245

Ishin 11 projekte që iu paraqitën Komisionit, mes tyre emra të njohur, ku Këshilli pasi i shqyrtoi ato vendosi që t’i propozonte për financim QKK-së vetëm 7 prej tyre

 

Këshilli Miratues i Projekteve u mbodh dje për shqyrtimin e projekteve kinematografike për filmat dokumentarë. Janë shpallur në mbledhje filmat dokumentarë që do të vlerësohen nga ana artistike dhe finaciare. Ishin 11 projekte që iu paraqitën Komisionit, mes tyre emra të njohur. Këshilli pasi dëgjoi autorët e filmave dokumentarë të paraqitura në konkurrim, i shqyrtoi ato nga ana artistike dhe financiare dhe me votim të hapur vendosi që nga 11 projekte të paraqitura, t’i propozonte për financim Qendrës Kombëtare Kinematografike vetëm 7 prej tyre. Mbetet jashtë listës së aprovuar dokumentari “Zethat”, skenari Genti Hazizi, regjia Edmond Mandro, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Grishaj Film Production” sh.p.k. Ndërsa pjesë e filmave dokumentarë fitues ishte “Shenjat”, skenari Fatos Baxhaku, regjia Xhoslin Rama, paraqitur nga shtëpia kinematografike “On Film Production” sh.p.k. Nisur nga natyra e projektit, Këshilli Miruatues i Projekteve i rekomandoi shtëpisë kinematografike “Action Production” sh.p.k., të paraqesë projektin “Gangsteri perfekt”, me skenar dhe regji nga Andi Deliana, në konkursin e projekteve për film artistik me metrazh të gjatë- kategoria Indipendent.

 

11 projektet film dokumentar që ishin në konkurrim:

  1. “3+1 letra dashurie”, skenari Blerina Goce, Andamion Murataj, regjia Blerina Goce, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Lissus Media” sh.p.k.

2.“I fundmi i rilindësve – Josif Bageri”, skenari Miradie Maliqi, Angjelina Xhara, regjia Kujtim Gjonaj, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Bota Shqiptare” sh.p.k.

3.“Zethat”, skenari Genti Hazizi, regjia Edmond Mandro, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Grishaj Film Production” sh.p.k.

4.“Gdhend emrin tënd duke shkatërruar”, skenari Ervin Lera, regjia Parid Andoni, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Filter Film” sh.p.k.

5.“Të burgosur pa burg”, skenari dhe regjia Verjana Abazaj, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Mov(i)e On” p.f.

6.“Hyjnitë kishin të drejtë”, skenari dhe regjia Klajd Papadhimitri, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Partizani Film Production” sh.p.k.

7.“Gjeneralët e vdekur të Shqipërisë”, skenari Admirina Peçi, regjia Eno Milkani, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Bunker Film+” sh.p.k.

8.“Mumtaz Dhrami, një jetë në Bronx”, skenari dhe regjia Petrit Ruka, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Cinemania” p.f.

9.“Gangsteri perfekt”, skenari dhe regjia Andi Deliana, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Action Production” sh.p.k.

10.“Shenjat”, skenari Fatos Baxhaku, regjia Xhoslin Rama, paraqitur nga shtëpia kinematografike “On Film Production” sh.p.k.

11.“Një ciceron për historinë”, skenari Roland Gjoza, regjia Saimir Kumbaro, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Albasky Film” sh.p.k.

 

Filmat dokumentarë fitues që ipropozohen QKK-së për financim:

  1. “3+1 letra dashurie”, skenari Blerina Goce, Andamion Murataj, regjia Blerina Goce, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Lissus Media” sh.p.k.
  1. “I fundmi i rilindësve – Josif Bageri”, skenari Miradie Maliqi, Angjelina Xhara, regjia Kujtim Gjonaj, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Bota Shqiptare” sh.p.k.
  1. “Gjeneralët e vdekur të Shqipërisë”, skenari Admirina Peçi, regjia Eno Milkani, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Bunker Film+” sh.p.k.
  1. “Mumtaz Dhrami, një jetë në Bronx”, skenari dhe regjia Petrit Ruka, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Cinemania” p.f.
  1. “Shenjat”, skenari Fatos Baxhaku, regjia Xhoslin Rama, paraqitur nga shtëpia kinematografike “On Film Production” sh.p.k.
  1. “Një ciceron për historinë”, skenari Roland Gjoza, regjia Saimir Kumbaro, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Albasky Film” sh.p.k.
  1. “Gdhend emrin tënd duke shkatërruar”, skenari Ervin Lera, regjia Parid Andoni, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Filter Film” sh.p.k.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here