Apple nuk do të lëshojë më përditësime në siguri dhe në sistem operativ te telefoni iPhone 4 e as te laptopi Macbook Air 2010.
Gjiganti teknologjik raportohet se është bërë gati që të shtojë këto dy produkte në listën e atyre pajisjeve që nuk do të marrin më përditësime në siguri apo sisteme operative, transmeton koha.net.
Kompania thotë se çdo produkt i cili ka përfunduar së prodhuari prej më shumë se pesë vjet do të futet në këtë listë. Tani ky kriter përfshin edhe telefonin iPhone 4.
“Macotakara” raporton se përpos iPhone 4, që do të mbetet në sistemin iOS 7.1.2, edhe Macbook Air i vitit 2010 nuk do të ketë më përditësime.