Partizani nuk ndalet, Ekuban dhe Trashi cojnë në epërsi skuadrën ndaj Flamurtarit

0
323

Partizani do të luajë ndaj Flamurtarit me synimin për të konfirmuar se është rikthyer në rrugën e duhur pas largimit të trajnerit Sormani.

Të kuqtë vijnë në “Elbasan Arena” pas fitores 2-0 ndaj Laçit të enjten e shkuar, ndërsa vlonjatët barazuan 1-1 kundër Kukësit në shtëpi. Flamurtari do të synojë të prishë mallkimin e dhjetë viteve pa fitore përballë ekipit kryeqytetas.

Minutë pas minute

Minuta 31′ Trashi dyfishon rezultatin

24′ GOL! Partizani në avantazh, dhe është sërish Ekuban që shënon.Sulmuesi merr një pasim të gjatë nga Fejzullahi, e merr topin bukur dhe me një të majtë të fuqishme mposht Stivi Frashërin. Goli i tretë për 22-vjeçarin në dy ndeshjet e fundit, i katërti në këtë sezon.

13′ Batha rrëmben një top në mesfushë dhe provon nga distanca, por e djathta e mesfushorit është e dobët dhe e pasaktë. Asnjë rrezik për Frashërin.

2′-10′ Minuta të qeta, me lojën që përqendrohet në mesfushë. Asnjë rast për t’u shënuar.

1′ Vlonjatët menjëherë të rrezikshëm. Radoviç gjen hapësirë në qendër të mbrojtjes së kuqe dhe shfaqet përballë Hoxhës që e ndal në dalje. Aty Danilo Alvesh gjuan lart topin e kthyer nga portieri i Partizanit. Mundësi e shkëlqyer për formacionin bregdetar

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here