Korçë/ Ju merrnin para shoferëve, arrestohen dy policë për “Shpërdorim detyre”

0
165

Policia procedon penalisht, dy punonjës të Policisë Bashkiake në Pogradec, për “Shpërdorim detyre”.

Specialistët e Seksionit  kundër Korrupsionit, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, filluan procedimin penal, në gjendje të lirë, ndaj shtetasve :A.H, 45 vjeç dhe  A.B, 27 vjeç, të dy banues në Pogradec.

Procedimi ndaj tyre filloi pasi, këta shtetas në datë 09.09.2016, duke qenë me detyrë punonjës të Policisë Bashkiake Pogradec, jashtë kompetencave të tyre, pranë vendit të quajtuar “Varrezat e Dëshmorëve”, në dalje të qytetit të Pogradecit,  duke shpërdoruar detyrën, kanë ngritur një pikë kontrolli për mjetet e tonazhit të rëndë, si edhe kanë vendosur masa administrative duke detyruar drejtuesit e mjeteve, që këto të fundit  t`i shlyenin duke i paguar me lekë në dorë.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm, i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale: “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency