E rëndë në Tiranë! Burri godet me thikë në trup dhe qafë gruan, arratiset nga vendi i ngjarjes

0
81

Konflikti në një familje në Tiranë ka përfunduar në plagosje me thikë.

Shtetasi J. Sh., 52 vjeç ka goditur me thikë në trup dhe në qafë bashkëshorten e tij E. Sh., 46 vjeçe, pas një konflikti.

Pas plagosjes, ai është arratisur nga vendi i ngjarjes për t’u kapur më pas në flagrancë nga policia.

“Më datë 23.05.2024, rreth orës 02:15, në rrugën “Xhanfize Keko”, shtetasi J. Sh., 52 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës në trup dhe në qafë, bashkëshorten e tij, shtetasen E. Sh., 46 vjeçe.

46-vjeçarja ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa autori i dyshuar u arrestua në flagrancë për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here