Noka: Dumani dhe SPAK po përdoren për presion bandave për zgjedhjet e 2025

0
188

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka bërë një deklaratë të fortë duke thënë se SPAK po përdoret nga qeveria për të presionuar grupet kriminale, për të blerë zgjedhjet e 2025.

I ftuar në A2 CNN, ai bën një paralelizëm me operacionin “Forca e Ligjit”, sipas së cilit paralajmëron bandat kriminale që nëse nuk do të kontribuojnë sipas tij për vjedhjen e zgjedhjeve, atëherë do shkojnë para drejtësisë.

Altin Dumani është një person, është kreu politik i një organizate që mbulon krimet e qeverisë dhe sulmon opozitën. Pse në kohën kur ne ishim në pushtet nuk arratisej asnjë, po i çonim para hekurave, siç është Aldo Bare, se nuk ishim të kapur dhe s’kishim përdorur asnjë bandë për të ardhur në pushtet. Ky është i njëjtë me operacionin “Forca e Ligjit”, gjithë krimit të organizuar ju hapën çështje, as nuk është arrestuar dhe as nuk është konfiskuar një pronë, pse?

Sepse i kontaktuan i kthyen në shtabe elektorale, dhe i përdorën kundër opozitës për të blerë vota. Ato janë njoftuar individualisht nga shteti, dhe sot nuk i ke në Shqipëri. Operacion është paralajmërim, që nëse nuk do bëni gjithçka për zgjedhjet e ardhshme e keni radhën ju.  Po përdoret SPAK është zgjedhjet e 2025”, tha Noka

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here