I nxehti ”pushton” Shqipërinë, ja sa do të arrijnë temperaturat sot

0
53

Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qendrueshme. Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Era parashikohet të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri në 14m/sek. Valezimi në dete pritet të jetë i forcës 2-3 ballë.

Të premten fillon aktivizimi i një mase ajrore të nxehtë, e cila vjen nga veriu i Afrikës, duke u zhvendosur më pas drejt Ballkanit. Kjo do të bëj që dita e premte dhe fundjava vendi do të përfshihet nga i “nxehti afrikan” me temperatura mbi 31 gradë celsius.

Temperaturat të premten:
në zonat malore 13 deri 28 °C
në zonat e ulëta 16 deri 31°C
në zonat bregdetare 17 deri 30°C

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here