Alizoti: Sot Shqipëria nuk ka asnjë element për të qenë krenar, braktisja është aq e madhe sa vendet që janë në luftë !

0
37

Gjatë një takimi me demokratët në qytetin e Durrësit, deputeti i PD-së Tomorr Alizoti tha se në këto kohë, Shqipëria nuk ka asnjë element me qenë krenar.

Sipas tij, sot elementi më i rrezikshëm në shoqërinë shqiptare, është folklori kombëtar dhe më pas largimi nga vendi.

Më tej Alizoti thekson se braktisja e vendit është aq e madhe, sa po krahasohet me vende që janë në luftë si Siria.

“Sot elementi më i rrezikshëm në shoqërinë shqiptare është folklori kombëtar, që këndoni, tundni flamuret dhe në fund ikni nga Shqipëria dhe lani Europën. Shërbejini Europës, lani pleqtë e Europës dhe lini pleqtë tuaj, rrini pa bukë në Shqipëri dhe hani një çapë bukë jashtë. Kjo është Shqipëria. Nuk ka asnjë element me qenë krenar. Shqipëria sot ka shifra të bazuara nga zyrat e të huajve që krahasohet me sirianët, me popujt që janë në luftë, me popujt që vriten dhe priten” tha Alizoti.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here