KLP, Avokati i Popullit nis të mërkurën verifikimin e kandidatëve nga avokatia

0
168
Avokati i Popullit do të mbledhë ditën e mërkurë, në datën 12 korrik, komisionin Ad Hoc i cili do të verifikojë kandidatët për Këshillin e Lartë të Prokurorisë të ardhur nga radhët e avokatëve.

KLP do të ketë në përbërje të tij dy anëtarë nga avokatia, por ligji thotë se Kuvendit të Shqipërisë, duhet t’i paraqiten jo më pak se 6 kandidatë për këto dy vende vakante.

Erinda Ballanca, Avokatja e re e Popullit u ka dërguar një shkresë njoftuese të gjithë anëtarëve të këtij komisioni, Muzafer Korkuti, Arian Salati, Eris Hysi, Artan Zeneli dhe Maksim Haxhia duke i njoftuar për mbledhjen e orës 13:30, të ditës së mërkurë.

Kjo mbledhje, e cila me ligj zhvillohet e mbyllur, do të bëjë verifikimin dhe vlerësimin paraprak të kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga Avokatia.

Avokati i Popullit ka mbledhur informacion zyrtar nga Autoriteti i Hapjes së Dosjeve, Prokuroria e Përgjithshme, Kontrolli i Lartë i Shtetit, Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave dhe ILDKP-ja për të gjithë kandidatët avokatë që kanë aplikuar për tu bërë pjesë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Komisioni Ad Hoc, me përfundimin e procedurës së verifikimit paraprak, shpall menjëherë emrat e kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për të qenë anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe organi i fundit që vendos, është Kuvendi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here