Dëmtimi i bustit të Skënderbeut/ Reagon kryetari i bashkisë së Gjenevës: Dënojmë aktin vandal

0
44

Të premten e kaluar, në orët e vona të mbrëmjes është dëmtuar busti i heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu që ndodhet në Gjenevë, buzë liqenit, vetëm disa metra përballë zyrave të OKB. Policia ka nisur hetimin në lidhje me rastin, raporton gazeta zvicerane në gjuhën shqipe Le Canton27.ch. Autoritetet e larta zvicerane kanë bërë reagimet e para.

 

Kryetari i bashkisë së Gjenevës, Alfonso Gomez ka shprehur keqardhje për aktin vandal ndaj monumentit të heroit kombëtar. Ai ka dënuar ngjarjen si dhe ka kërkuar gjetjen e autorëve.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here