Ndryshimi në hipotekë Si do bëhet regjistrimi dhe shitja e pronave, dokumentat për shërbimet

0
463

Driçim Çaka

 

Procedurat pranë ZRPP-s, mbyllen për 30 ditë

Tarifat totale për çdo shërbim

 

Tirana-nga-lartShitja e pronave, lënia trashgimi te një person tjetër apo dhurimi, janë procedura të cilat do të kërkojnë një sërë dokumentash nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Siç bën të ditur ZRPP-ja, kanë pësuar një sërë ndryshimesh të gjitha veprimet pranë këtij institucjoni, duke filluar që nga tarifat deri të dokumentat që duhet të paraqesin personat fizik apo juridik. Afati maksimal për të mbaruar punë është 30 ditë (procedura për “Heqje dorë nga pronësia tokë bujqësore”), ndërsa afati minimal është 9 ditë ( procedura për “Shitje tokë bujqësore nga person Fizik”). Tarifat që do të aplikohen nga ZRPP-ja fillojnë nga 900 lekë deri në  3 800 lekë. Proceudrat që kushtojnë më pak është “Heqje dorë nga pronësia tokë bujqësore”, ndërsa procedurat më të shtrenjta janë ato të shitjes apo dhurimit të tokës të cilat kushtojnë  3 800 lekë. Ndërkohë që Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, ka parashikur gjoba për çdo ditë vonesë, nësë kalohet afati prej 30 ditës, pas paraqitjes së kërkesës.

Regjistrimi i detyruar

Çdo akt, që sjell ndryshime dhe ose përfitim të të drejtave të pronësisë, duhet të  regjistrohet.  Çdo person, mbajtës i titullit të pronësisë apo i një të drejte reale nëpërmjet një akti ku këto të drejta përmbahen, duhet të paraqesë një kërkesë për regjistrimin e aktit brenda 30  ditëve nga koha e realizimit të tij.

Regjistrimi i pasurive të paluajtshme në bashkëpronësi

Aktet, që përmbajnë fitimin e pronësisë dhe të të drejtave të tjera reale mbi pasurinë e paluajtshme, të cilat u përkasin bashkërisht dy apo më shumë personave, regjistrohen në regjistrin e pasurive të paluajtshme, duke treguar identitetin dhe pjesët e secilit bashkëpronar,  kur kjo është e mundshme. Nëse pasuria, objekt i kontratës së kalimit të pronësisë, realizuar në favor të  personave fizikë, të cilët në regjistrin e gjendjes civile kanë statusin e të martuarit, është pasuri e fituar gjatë martesës, në përputhje me nenin 76 të Kodit të Familjes, regjistrimi në seksionin përkatës të kartelës së pasurisë bëhet në bashkëpronësi të të dy bashkëshortëve.

Certifikatat e humbura

Nëse një certifikatë e marrë nga çdo person i interesuar, ka humbur ose është dëmtuar, ai mund t’i kërkojë regjistruesit, ku ndodhet pasuria e  paluajtshme, lëshimin e një certifikate të re. Regjistruesi afishon/publikon një njoftim për deklarimin e humbjes apo dëmtimit të  certifikatës për një periudhë kohore prej 15 ditësh. Regjistruesi lëshon një certifikatë të re, duke bërë shënimin përkatës në kartelë për humbjen apo dëmtimin e certifikatës së mëparshme

 

 

Shitje tokë bujqësore nga person Fizik

Tarifa totale: 3 800 lekë

Dokumentat:

Kontratë shitje

Çertifikatë pronësie

Kartela e pasurisë

Harta treguese e pasurisë

Vërtetim nga organi i njësisë vendore mbi përbërjen e familjes

Vendim gjykate për caktimin e kujdestarit të të miturve antarë të familjes bujqësore

Çertifikatë e gjëndjes familjare në momentin e kalimit të pronësisë

 

Shitje trualli dhe/ose ndërtesë nga person fizik

Tarifa totale: 3 800 lekë

Dokumentat:

Kontratë shitje

Çertifikatë pronesië

Kartela e pasurisë

Harta treguese e pasurisë

 

Dhurim per toke bujqesore

Tarifa totale: 3 800 lekë

Dokumentet:

Kontrate dhurimi

Çertifikatë pronësie

Kartela e pasurisë

Harta treguese e pasurisë

Vërtetim nga organi i njësisë vendore mbi përbërjen e familjes

Akt vleresimi i pasurisë për efekt tatimi

Çertifikatë e gjëndjes familjare në momentin e kalimit të pronësisë

Vendim gjykate për caktim e kujdestarit të miturve antarë të familjes bujqësore

 

Dhurim trualli dhe/ose ndertese

Tarifa totale: 3 800 lekë

Dokumentet:

Kontratë dhurimi

Çertifikatë pronësie

Kartela e pasurisë

Harta treguese e pasurisë

Akt vlerësimi i pasurisë për efekt tatimi

 

Heqje dorë nga pronësia tokë bujqësore

Tarifa totale: 900 lekë

Dokumentet:

Akt noterial për heqje dorë nga pronësia

Çertifikatë pronësie

Kartela e pasurisë

Akt vlerësimi i pasurisë për efekt tatimi

Harta treguese e pasurisë

 

Heqje dorë nga pronësia Trualli dhe/ose ndërtesë

Tarifa totale: 900 lekë

Dokumentet:

Akt noterial për heqje dorë nga pronësia

Çertifikatë pronësie

Kartela e pasurisë

Akt vlerësimi i pasurisë për efekt tatimi

Harta treguese e pasurisë

 

Heqje dorë nga trashegimia

Tarifa: 1 100 lekë

Dokumentet:

Deklaratë e për heqje dorë nga pasuria

Vendim gjjyqësor për heqje dorë nga trashegimia

 

Këmbim Trualli dhe/ose ndërtesë

Tarifa totale: 3 800 lekë

Dokumentet:

Kontrate këmbimi

Çertifikatë pronësie

Kartela e pasurisë

Harta treguese e pasurisë

 

Këmbim për Tokë Bujqësore

Tarifa totale: 3 800 lekë

Dokumentet:

Kontratë kembimi

Çertifikatë pronësie

Kartela e pasurisë

Harta treguese e pasurisë

Vërtetim nga organi i njësisë vendore mbi përbërjen e familjes

Çertifikatë e gjendjes familjare në momentin e kalimit të pronësisë

 

Regjistrim vendimi gjykate për fitim pronësie

Tarifa totale: 3 800 lekë

Dokumentet:

Vendim gjyqësor përfundimtar i formës së prerë

Plan-rilevimi (merret nga topografi)

 

Regjistrim trashëgimie

Tarifa totale: 1 000 lekë

Dokumentet:

Vendim gjyqësor përfundimtar i formës se prerë

Plan-rilevimi (merret nga topografi)

 

Regjistrim vendimi të përmbaruesit gjyqësor

Tarifa totale:  3 800 lekë

Dokumentet:

Vendim gjyqesor për kalimin e pronës së paluajtshme në pronësi të fituesit të ankandit

Kartela e pasurisë

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency