Afera “5D”/ Sot protesta e opozitës para Bashkisë Tiranë, devijohet trafiku

0
33

Opozita së bashku me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit do të mbajë këtë të premte protestën e katërt para Bashkisë së Tiranës, ku kërkohet dorëheqja e kryebashkiakut Erion Veliaj, pas aferës korruptive “5D’, ku drejtorët e tij kryesorë kishin përfituar dhjetra miliona euro përmes tenderave të bashkisë.

Protesta është planifikuar të nisë në orën 11:00 para Bashkisë së Tiranës, teksa vlen të theksohet fakti se pas protestës së të premtes së kaluar u arrestuan disa protestues, për të cilët opozita pretendonte se ishin vënë në pranga pa asnjë shkak dhe provë. Më pas ata u liruan pas tre ditësh, por Gjykata u ndaloi atyre që të merrnin pjesë në tubime të tjera.

Ditën e sotme, për shkak të protestës, Policia e Shteti ka njoftuar se nga ora 09:45 do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës. Për këtë arsye, autoritetet policore kanë sugjeruar që të përdoren rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.

Në protestën e kaluar, opozita e përshkallëzoi aksionin e saj, ku pati edhe disa molotovë të hedhura në derën e bashkisë, por nuk pati asnjë të lënduar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here