Itali/ Fëmija 8 vjeç vdes i vetëm në shtëpi, plagoset aksidentalisht

0
155

Një aksident i tmerrshëm në familje ka ndodhur pasditen e sotme në një shtëpi në Bolonjë, e cila i mori jetën një fëmije tetë vjeç i cili ndodhej i vetëm në shtëpi. Vogëlushi në fakt, për arsye ende të paditura ka thyer aksidentalisht xhamin e një dritareje në shtëpi nga e cila ka mbetur i plagosur rëndë. Sipas informacioneve paraprake, vogëlushit i ishte ngulur në këmbën e djathtë një copë e madhe qelqi që e kishte prerë dhe nuk ishte në gjendje të lëvizte për të kërkuar ndihmë. Fatkeqësisht kjo i ka shkaktuar edhe vdekjen duke qenë se ndodhej i vetëm në banesë. Drama ka ndodhur në një apartament në katin e tretë. Fëmija D.R. Alessandro, i lindur në Bolonjë, u la në shtëpi vetëm për shkak se nëna e tij dhe motra, 24 vjeçe kishte dalë për të bërë pazar. Për të zbuluar tragjedinë ishin dy gratë të cilat kur po ktheheshin nga supermarketi kanë gjetur fëmijën të zhytur në një pishinë gjaku. Alarmimi i tyre dhe ndihma e kërkuar nga të afërmit ka qenë e padobishme, pasi kur ambulanca kishte mbërritur Alexander kishte vdekur. Shpëtuan duke transportuar në spital nënën e vogëlushit e cila ishte shokuar pas zbulimit të lajmit të tmerrshëm. Në vendngjarje kanë ardhur edhe policia dhe prokurori në detyrë Antonello Gustapane. Sipas mjekut ligjor, vdekja e vogëlushit kishte ardhur si pasojë e një fatkeqësie, pasi xhami i kishte prerë një arterie duke i shkaktuar shumë gjakderdhje ç’ka ishte fatale për 8 vjeçarin. Disa fqinjë kanë raportuar se kishin dëgjuar një ulërimë me zë të lartë që vinte nga shtëpia dhe më pas të qara fëmije për disa minuta para ardhjes së nënës. Ndërsa babai i fëmijës, punonte në Romë, dhe tani po kthehet në Bolonja pasi mori vesh për këtë tragjedi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here