Teliti: “5D”, patate e nxehtë që do djegë Veliajn dhe ekipin e tij!

0
48

Nënkryetar i Këshillit Bashkiak, Dorjan Teliti, ka komentuar pasditen e sotme protestat e mbajtura te Bashkia e Tiranës kundër Veliajt, pas skandalit të aferës “5D”.

I ftuar në Syri TV, Teliti u shpreh, se “5D” është një patate e nxehtë që do djegë Veliajn dhe gjithë ekipin e përfshirë në këtë aferë.

Ndër të tjera ai shtoi se Bashkia e Tiranës është gjithnjë e mbyllur për qytetarët por e hapur për aferat klienteliste dhe korruptive.

Teliti: Afera 5D e këtij grupi të strukturar kriminal financiar, është një patate e nxehtë në dorën e Erion Velisë që do djegi politikisht jo vetëm atë por të gjithë ekipin e tij të cilët janë të involvuar në këtë aferë kriminale.

Kryetari i bashkisë mund të refuzojë dhe të sillet siç po sillet deri më sot që në vend që të bëjë transparencë, thërret ushtarët e policisë së pushtetit që të rrethojnë bashkinë në orar zyrtar pune, që në vend që bashkia të jetë e hapur për hallet e qytetarëve, në vend që godina e bashkisë të jetë e hapur për punë, ajo është e mbyllur për qytetarët por e hapur për aferat klienteliste dhe korruptive.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here