Bashkia Tiranë nën drejtimin e Erion Veliaj është kthyer në simbolin e korrupsionit, SPAK të ndalë babëzinë e kryebashkiakut

Nga Endrit Braimllari

Bashkia Tiranë nën drejtimin e Erion Veliaj është kthyer në simbolin e korrupsionit.

Erion Veliaj menaxhon në mungesë totale të transparencës një buxhet prej 265 milion euro në vit, rreth 200 milion euro vinë nga taksat dhe tarifat vendore që i paguajnë qytetarët e Tiranës.

Qytetarët e Tiranës vuajnë çdo ditë nga babëzia e Erion Veliaj dhe drejtorave të tij duke abuzuar hapur me fondet publike.

 

?Inceneratori i Tiranës ku Veliaj përfshihet drejtpërdrejtë me firmën e tij.

 

?Erion Veliaj heq nga fondi i dedikuar në buxhet për arsimin 4,3 milion euro dhe ja transferon inceneratorit të Tiranës që nuk ekziston.

?Abuzimi me Taksën e infrastrukturës arsimore ku me 45 milion euro të mbledhura nga kjo taksë duhet të ishin ndërtuar 19 shkolla siç premtonte Veliaj por në fakt rezultojnë vetëm 9.

?Keqmenaxhimi për shkak të korrupsionit te ndërrmarrjes së ujësjellës kanalizimeve. Qytetarët janë të detyruar të paguajnë rritjen e çmimit të ujit me 40 përqind më shumë dhe ende vuajnë mungesë të furnizimit me ujë

?Përdorimi i ndërrmarrjeve për të kryer punët publike të tenderuar nga Veliaj, pra Veliaj jep tenderin, ortakët marrin paratë dhe punët i bën me mjetet e bashkisë.

?Taksa e strehimit social që nëse Veliaj do ta kishte marrë siç thotë ligji nga ndërtuesi pra në (m2)aty ku ndërton, sot do të kishim rreth 1000 apartamente për njerëzit në nevojë dhe çiftet e reja.

Ku ndërkohë strehimi është bërë një pamundësi sociale për mijëra familje të reja të cilat janë pa banesë në kushtet e rritjes dhe të çmimeve.

 

Këto por dhe fakte të tjera tronditëse duhet ta kishin çuar Erion Veliaj para drejtësisë.

 

SPAK të ndal gropën e thellë të korrupsionit në bashkinë e Tiranës, të ndal pagesat e përditshme të inceneratorit që nuk ekziston.

Ndalimi i korrupsionit në bashkinë e Tiranës është një e mirë publike.

Ky korrupsion i kushton çdo ditë qytetarëve miliona euro nga taksat e tyre.

Bashkia Tiranë nën drejtimin e Erion Veliaj është kthyer në simbolin e korrupsionit, SPAK të ndalë babëzinë e kryebashkiakut

PD denoncon: Drejtori i lartë i OSSHE

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko