BB: Durrësi, me rritjen më të madhe të të nxehtit deri në 2040

0
68

Deri në vitin 2040, Durrësi do të jetë qyteti me rritjen më të madhe të valës së të nxehtit në vendet e Ballkanit Perëndimor.

 

Është ky parashikimi i Bankës Botërore në raportin e rregullt ekonomik, sipas së cilit në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor temperatura parashikohet të rritet deri në 7.5 gradë C krahasuar me nivelet para industriale.

 

Pas Durrësit, Shkodra, Tirana dhe Vlora janë qytetet që pritet të përjetojnë më së shumti valët e të nxehtit, me më shumë ditë me temperatura të larta, raporton Tv Klan.

 

“Do përjetojnë temperatura më të larta dhe shtrirja kohore do jetë më e gjatë. Vendi ynë është një nga vendet me riskun më të madh sa i përket pasojave të ndryshimeve klimatike. Para viteve ‘90 vendi ynë prekej nga një valë e të nxehtit që qëndronte nga tre apo 5 ditë, tani ndodh që i kemi prezente jo vetëm në verë por që në Shkurt, si rasti i këtij viti”, tha Anira Gjoni, eksperte në IGJEO.

 

Valët më të mëdha të të nxehtit do të përjetohen në qytetet e mëdha. Instituti i Gjeoshkencave e lidh këtë me urbanizimin.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here