“Facebook”, ja e ardhmja e messenger

0
151

Facebook ka shpenzuar shumë kohë dhe para duke u fokusuar në të ardhmen e internetit. Dhe lajmet më të fundit për zhvillimet në Facebook tregojnë për avancimin që rrjeti social do ta bëjë në fushën e teknologjisë dhe komunikimit.

Në konferencën F8 që Facebook është duke e mbajtur, ka paralajmëruar për “chatbots”, apo robotët e chatit, të cilët do të bëjnë një avancim të madh në platformat e mesazheve dhe zhvillimeve në Inteligjencë Artificiale.

Rritja e përdorimit të komunikimit direkt me mesazhe, që mund të shihet në platforma si WhatsApp, ka bërë që njerëzit të vënë jetën e tyre edhe më shumë në këto aplikacione.

Njerëzit po i përdorin rrjetet sociale për të lexuar lajme dhe për të biseduar me kompani dhe miq – dhe Facebook është duke e zhvilluar Messengerin si një platformë për organizata dhe zhvillues.

Zhvillimi tjetër, më i madh, është rritja e fuqisë së inteligjencës artificiale. Duke përdorur një shumëllojshmëri teknologjish, robotët janë bërë shumë më të mençur në vitet e fundit – duke qenë në gjendje që të bisedojnë me njerëz dhe të kryejnë detyra të thjeshta.

Kështu, chatbotët e Facebook pritet që të zëvendësojnë aplikacionet, duke ndryshuar pamjen e internetit, për shkak se çdo kompani është duke u përpjekur fort që t’i krijojë ata.Robotët në Facebook nuk do të jenë në gjendje që të flasin me njerëz të cilët nuk kanë shfaqur interes që të flasin me ta, dhe përdoruesit do të jenë në gjendje që t’i bllokojnë ata dhe të mos dëgjojnë më kurrë prej tyre përsëri.

Facebook po e bënë këtë vetëm për të fituar para, dhe pasi e di se përdoruesve nuk u pëlqejnë reklamat, përmes Messenger do të arrijë që t’u shesë gjëra njerëzve të cilët e përdorin Messenger.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here