“Është grabitur në mënyrë të frikshme”, Nallbati: Qeveria duhet të binte për korrupsionin galopant

0
49
Screenshot

Deputeti i PD-së Bledjon Nallbati, i ftuar në News24, ka komentuar protestën përpara Bashkisë së Tiranës, ku opozita kërkon dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj pas aferës “5D”.

Nallbati theksoi se mazhoranca, ku përfshihet qeveria e bashkia, ka vjedhur në mënyrë të frikshme. Ai shton se në një vend të BE-së, qeveria duhet të binte, pas kaq shumë skandaleve. Në lidhje me reagimet e ambasadave të huaja për protestën, që e cilësuan atë të dhunshme, Nallbati deklaroi se mirëkupton reagimin e tyre.

“Mirëkuptoj reagimet e ambasadave. Askush nuk do që të bëjë të tilla protesta. Por, po të kemi parasysh se çfarë ka ndodhur në Bashkinë e Tiranës, ku njerëzit më të ngushtë të kryetarit të Bashkisë kanë vjedhur, kjo është e tmerrshme për qytetarët. Ne kemi parë të digjet Parisi vetëm pse rritet çmimi i naftës me disa cent. Tanët kanë grabitur në mënyrë të frikshme. Erion Veliaj duhet të ikë një orë e më parë.

Në protestë kishte akte dhe reagime normale të njerëzve, që janë vjedhur nga këta zyrtarë. Vjen një moment që njerëzit nuk mbajnë më. Në Europë do të binte qeveria për një gjë të tillë. Skandalet në këtë qeverisje janë shtuar në mënyrë të tmerrshme. Skandalet pasojnë njëri-tjetrin. Ne jemi të vendosur si opozitë, do të çojmë deri në fund çmontimin e korrupsionit në vend, do të çojmë deri në fund dhe punën në Komisionet Hetimore”, deklaroi Nallbati.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here