Kryetarja e PD Mat denoncon skandalin: Kryebashkiaku i Ramës zhvat miliona euro me 5 kompanitë e tij

0
96

Kryetarja e degës së PD të Matit, Denisa Vata duke folur në tubimin qytetar në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha, ka akuzuar kryebashkiakun Agron Malaj se ka përfituar nga fondet publike në mënyrë të drejtpërdrejtë ose përmes familjarëve të tij. Vata paraqiti denoncimin dhe ngriti pyetjen se çfarë i duhet më shumë SPAK për të hetuar kryebashkiakun e Matit.

 

Vata tha se Agron Malaj ka përfituar me anë të vëllait të tij Fatos Malaj, i cili zotëron 5 shoqëri tregtare.

 

Sipas saj, shoqëritë janë:

 

1.Global Security ShPK ku pronar ka qenë vet Agron Malaj deri në 15 Nëntor 2019, më pas i shiti aksionet të vëllait dhe pronar u bë Fatos Malaj. Me këtë kompani përfiton 30 mijë euro në muaj me katër kamera të vendosuara për të ruajtur inceneratorin e Tiranës që nuk ekziston.

 

2.“Traja Madhesh” shkpk ku Fatos Malaj rezulton pronar me 80% të kapitalit.

 

Banorët e Fshatit Madhesh në Ulëz janë ankuar se kryebashkiaku Agron Malaj, po u grabit ujin me dy HEC-et që do ndërtohen nga firma “A.R.M-Albania Shpk”, me pronar Fatos Malajn.

 

Kontrolli i Lartë i SHtetit në vendimin Nr. 64, datë 07.06.2021 citon se:

 

Në procedurat e dhënies me koncension për HEC Traja 1 dhe HEC Madhesh u konstatuan pasaktësi mbi përdorimin e ujit dhe dëgjesave publike të banorëve të zonës. Në vlerësimin e Ndikimit në Mjedis u konstatua pasaktësi në kundërshtim me legjislacionin mjedisor në fuqi.

 

2. Nga miratimi i lejes së përdorimit të ujit, është vendosur kufizimi në ushtrimin e veprimtarisë duke përcaktuar që të mos kufizohet furnizimi me ujë të pijshëm, nevojat e bujqësisë në zonë dhe rezervat e domosdoshme ekologjike. Nga verifikimi i dokumentacionit rezultoi se projekti i hartuar për HEC Madhesh dhe Hec Traja nuk kanë parashikuar vaditje për zonën, por vetëm prurje ekologjike

 

3. Shoqëria “Arm Apbania shpk” pronar rezulton Fatos Malaj me 100% të kapitalit. Nga viti 2015-2018 ka përfituar 21 transaksione nga institucionet shtetërore. Kompania ARM është kompani e themeluar nga vetë Agron Malaj dhe më pas ia ka kaluar vëllait të tij Fatos Malaj dhe nuk mundet që të përfitojnë kontrata publike. Por ka përfituar kontata në shkelje të ligjit sepse është kompani e themeluar nga vetë kryebashkiaku Agron Malaj dhe tashmë në pronësi të vëllait të tij, Fatos Malaj dhe ka përfituar kontarata publike me këto institusione.

 

4. Shoqëria e Army Gard zotërues me 100% te kapitalit Fatos Malaj

 

5. Shoqëria “Hotel La brisa”shpk me pesë yje rregjistruar në shkurt të vitit 2022 me kapital të deklaruar 1.8 mld lekë ku Fatos Malaj rezulton pronar me 60% të kapitalit.

 

Siç është denoncuar edhe nga z.Këlliçi para disa ditesh, ku Fatos Malaj sëbashku me Elvin Tivarin kanë investuar 1,8 miljonë euro për ndërtimin e La Brisa.

 

Rezulton se kompania “La Brisa”,  dhe hoteli me Dhërmi mban të njejtin emër ,i detyrohet një shumë prej 630 mije eurosh një nenkontraktori “ABG ndertim” .Kompani ABG është blerë në vitin 2021 nga Durim Mustafa.Ky i fundit ka punuar si drejtor drejtorie në UKT Tiranë, njeëkohësisht është dhe pjesë përbërëse e komisionit të ofertave .

Si shpërblim për fshehjen e korrupsionit të parave për ndërtimin e Hotel “La Brisa” se gjasme Fatos Malaj i detyrohej 630 mijë euro një njeriu që e ka rrogen 600 mijë lekë të vjetra, kompania e Durim Mollës  “ABG ndërtim” në gusht të vitit 2023 pas vjedhjes së zgjedhjeve lokale fiton tenderin me vlerë 3.1mln euro për të riparuar kanalet e ujërave të zeza në qytetin e Burrelit dhe fshatin Komsi perkatësisht lagjia Muzhakë. Ku përgjegjës direkt për këtë është Agron Malaj.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here