Bardhi: Agalliu dhe Pampuri mbështetën Xhaçkën, shkarkohen nga pozicionet në grup

0
219

Gjatë mbledhjes së Grupit parlamentar të PD, e zhvilluar sot me dyer të mbyllura është zbuluar se kryetari i grupit, Gazment Bardhi ka dënuar veprimet e deputetëve demokratë Arbi Agalliu dhe Orjola Pampuri.

 

Sipas raportimit të gazetarit Osman Stafa, Bardhi u shpreh se “amnistia dhe mbështetja që i bënë Olta Xhaçkës, i bën automatikisht të shkarkuar nga pozicionet që mbajnë në grup”.

Ai theksoi se është e papranueshme që po duan të varrosin çështjen ashtu si Edi Rama, ndërsa shtoi se edhe pse ka pasur respekt kjo është një vijë e kuqe.

Gazment Bardhi: Amnistia dhe mbështetja që Arbi Agalliu dhe Orjola Pampuri i bënë Olta Xhaçkës, i bën automatikisht të shkarkuar nga pozicionet që mbajnë në grup. Është e papranueshme që po duan ta varrosin atë çështje njëlloj si Edi Rama. Kam patur respekt, por kjo është vijë e kuqe, janë bërë bashkë me Edi Ramën për ti dhënë pandëshkueshmëri Olta Xhaçkës. E papranueshme.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here