Vrau bashkëfshatarin dhe i plagosi të birin, del para Gjykatës autori i krimit në Lushnjë: Isha i dehur, dua gjykim të shkurtuar

0
106

Është mbajtur sot në Gjykatën e Shkallës së parë Lushnjë seanca për masën e sigurisë së shtetasit Sofokli Shani, autor i vrasjes se Rako Qorrit dhe plagosjes së djalit të tij Kejdi Qorri.

Shani është sjellë në ambientet e gjykatës në orën 9:30 minuta ku gjyqtarja Ersida Bajgori ka dëgjuar palët, përkatësisht prokuroren e çështjes Merita Selimi dhe avokatin e caktuar kryesisht Edvin Agolli.

Para gjykatës Shani ka pranuar akuzën e vrasjes dhe ka theksuar se e ka kryer aktin në gjendje të dehur, duke kërkuar më tej gjykim të shkurtuar.
Shani vrau bashkëfshatarin Rako Qorri dhe plagosi djalin e tij Kejdi mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Fier i Ri, Krutje Lushnjë. Gjykata vendosi burg pa afat për autorin e ngjarjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here