‘Patronazhistët” Meta: Nuk arrestuan Ramën por u morën me gazetarët. Sekuestruan kompjuterat e tyre

0
40

Kreu i partisë së Lirisë, Ilir Meta doli sot në një konferencë për shtyp nga selia e PL-së

Ilir Meta në fjalën e tij u ndal jo pak tek kreu i SPAK, Altin Dumani të cilin e sulmoi duke pretenduar se Dumani është takuar me McGoniggal.

Meta ndër të tjera u shpreh se për patronazhistët nuk arrestuan Edi Ramën, por u morën më gazetarët duke i sekuestruar kompjuterat duke iu referuar gazetarit të Ora News, Elton Qyno të cilit SPAK i sekuestroi celularin dhe kompjuterin.

Meta: Po për patronazhistët para zgjedhjeve, kur kolegët tuaj publikuan lajmin, nuk vajtën atje të arrrestonin Edi Ramën.

As ta merrnin në pyetje Edi Ramën.

Se nuk ju a mban nga Edi Rama atyre.

Se janë kapterrrat e Edi Ramës ata që bëjnë sikur luftojnë pandëshkueshmërinë.

Ata as atë të AKSH-it nuk e arrestuan.

Por vajtën dhe u morën me dy kolegët tuaj.

Sekuestronin kompjuterat e tyre dhe u detyrua një opinion i tërë botëror i gazetarëve që ata të ndërprisnin këtë hetim.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here