Berisha: Amant Josifi vodhi mbi 2 miliardë euro dhe Dumani nuk lëshoi urdhër arresti

0
82

Në fjalën e mbajtur në tubimin qytetar, kryetrari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka sulmuar KLP-në dhe Altin Dumanin.

Sipas tij, Amant Josifi u vodhi mbi 2 miliardë euro qytetarëve europianë dhe Dumani nuk lëshoi urdhër arresti.

 

Pjesë nga fjala e Berishës:

Na thoni këtu o KLP-arë apo KLP-istë, a nuk ka vjedhur Amant Josifi mbi 2 miliardë euro qytetarëve europianë dhe Dumani juaj nuk lëshoi urdhër arresti?

 

Dhe Dumani juaj nuk pranoi të hetojë.

 

A keni ju dinjitet? A keni ju integritet profesional? Nder detyre?

Dhe dilni e lëshoni komunikata të shkruara në zyrat e kryeministrit, kryehajdutit të Shqipërisë.

 

U jepni përgjigje këtyre pyetjeve ju dhe ne t’u respektojmë, dhe ne të bëjmë vlerësimin tonë.

 

Po ju bëheni mburojë e Dumanëve sepse ju shpërbleheni.

 

U vjen në sallë dhe ju flet sikur ta kishte nxjerrë Araniti nga hunda.

 

Shiheni dhe njëherë mbledhjen qesharake. U rrinte badigardi i tij dy metra i gjatë se mos ia preknit Dumanit.

 

Çfarë punonjësi jeni ju? Turp i dheut.

 

E premtja është zgjidhja, e premtja është dita, është zemërimi, është mjeti, revolta, është fitorja.

 

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here