Xhixho takon zv.drejtoreshën e Zyrës së Sekretarit Blinken: Fuqizimi ekonomik i grave faktor kyç i paqes dhe sigurisë

0
33

Deputetja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho e pranishme në Forumin Ndërkombëtar të Gruas ka takuar Zvdrejtoreshën e Zyrës së Sekretarit Blinken, Katrina Fotovat.

Xhixho ka ndarë një foto me Fotovat në facebook-un e saj, teksa shkruan se ‘barazia gjinore sot është themelore për të ofruar shanse dhe mundësi të barabarta për të gjithë’.

Postimi i plotë  i Xhixhos:

Kënaqësi e veçantë të takoja sot në Forumin Ndërkombëtar të Gruas, Sigurisë dhe Paqes, Katrina Fotovat, Zvdrejtoreshën e Zyrës së Sekretarit Blinken. 🇺🇸

Ndamë bindjen e përbashkët se çështjet e grave dhe vajzave janë çështje të të drejtave të njeriut. Barazia gjinore sot është themelore për të ofruar shanse dhe mundësi të barabarta për të gjithë.

Fuqizimi ekonomik i grave, përfshirja e tyre në vendimmarrje dhe lufta kundër dhunës gjinore janë faktorë kyçë që e bëjnë atë kontribuuese të qenësishme për paqen dhe sigurinë në mbarë botën.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here