Bozdo: Gafa e tmerrshme e Ramës me naftën e Shpiragut, nevojë urgjente pas asaj që ndodhi në zgjedhjet lokale

0
43

Dështimi me naftën e Shpiragut dhe premtimi që doli krejtësisht bosh i Kryeministrit Edi Rama janë në vazhdën e asaj që e kanë bërë opozitën ndër vite ta karakterizojë Qeverinë Rama si qeveria e 3D-ve.

Eno Bozdo anëtar i Kryesisë së PD, në një intervistë sot për SYRI TV, shpjegoi arsyet pse Rama dështoi kaq turpshëm në tërë rast. “Gafa e madhe e tmerrshme për të dhënë një lajm, të cilin edhe Rama vetë e dinte që nuk ishte i sigurt, nxitimi për të ushqyer popullatën me lajme pozitive, me çdo kusht, fol- fol se asgjë nuk ngelet dhe gjithçka harrohet në krye të tri ditëve… ky është lajtmotivi besoj unë”, tha ai.

”Qeveria Rama është akuzuar vazhdimisht nga PD për qeveri të 3D-së, – theksoi Bozdo. –  Ka shumë deklarata të opozitarëve, të deputetëve apo figurave të PD-së që vënë theksin ekzaktësisht që premtimet me atë çka ndodh në realitet kanë një diferencë shumë të madhe, për të mos thënë që zakonisht nuk përmbushen ose shkojnë në drejtimin e kundërt

Qeveria e 3D-së dhe deklarata e Kryeministrit, unë personalisht mendoj që pas asaj që ndodhi në zgjedhjet lokale dhe depresionit në vend, Rama kishte nevojë urgjente për një lajm pozitiv për t’ia shitur opinionit dhe publikut shqiptar dhe si e tillë, zgjodhi me nxitim lajmin e parë që i erdhi si informacion, por që me sa duket, për fat të keq, bëri një gabim të madh sepse në asnjë vend të botës, kurrkund, nuk mund të gjeni një deklaratë kryeministri, zv.kryeministri apo ministri përgjegjës për pasuri nëntokësore të cilat nuk janë konfirmuar dhe zyrtarizuar përfundimisht.  E tillë është industria, e tillë është teknologjia, rezervat mund të jenë atje si në rastin shqiptar, është e pamundur për momentin, ndoshta edhe për shumë dekada të tjera nëse do të jetë me interes për t’i nxjerrë ato.

Gafa e madhe e tmerrshme për të dhënë një lajm, të cilin edhe Rama vetë e dinte që nuk ishte i sigurt, nxitimi për të ushqyer popullatën me lajme pozitive, me çdo kusht, fol- fol se asgjë nuk ngelet dhe gjithçka harrohet në krye të tri ditëve… unë besoj se ky është lajtmotivi apo ky ka qenë qëndrimi pas këtij nxitimi të jashtëzakonshëm: nevoja për të dhënë lajme pozitive dhe nevoja për t’i thënë shqiptarëve pikërisht ato gjëra që sipas Ramës ata duhet të dëgjojnë.

Por në fakt është e kundërta dhe po të vëreni, ajo që është edhe më shumë interesante, i jam rikthyer deklaratës së gushtit të Ramës me Ballukun, ai përcakton edhe fushat prioritare. Domethënë ende nuk dihej nëse rezerva mund të nxirrej apo jo, nuk dihej çfarë lloj rezerve ishte etj etj e ai përcakton që Shqiëpëria do të thotë (në një intervistë) që Shqipëria do të jetë në një kategori tjetër, në një ligë tjetër!!! E fut vendin tonë me vende si Arabia Saudite apo Norvegjia!!! Pastaj flet për para që do t’i shkojnë arsimit, shëndetësisë dhe pagave dhe po t’i shikoni, janë katër sektorë apo katër çështje ku për shkak të hajdutërisë dhe grabitjes spektakolare të kësaj mazhorance, qeveria jonë ka dështuar totalisht në mënyrë spektakolare. “

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here