Rakip Suli prish stadiumin për bashkinë e re, godina e vjetër jepet për pallate

0
78

Nëse qytetarët e Kamzës ëndërronin rikthimin e ekipit të tyre të futbollit edhe një herë, për të përjetuar emocionet që vetëm sporti më i bukur në botë t’i jep, tashmë kjo ëndërr duket se është shuar përfundimisht.

Stadiumi që dikur oshëtinte nga tifozët, tashmë do të prishet, dhe në vend të futbollistëve dhe tifozëve, së shpejti do të popullohet nga Rakip Suli dhe punonjësit e Bashkisë së Kamzës.

Godina e re e Bashkisë së Kamzës do të ndërtohet pikërisht në vendin ku sot është stadium, teksa është publikuar edhe projekti, me godinën që do të ketë 3 kate, ndërsa 1 kat nëntokë do të shërbejë për parkimin e mjeteve.

Ndërkohë, nëse do të pyesni se çfarë do të bëhet me godinën e vjetër, përgjigja është e thjeshtë: do të jepet për të ndërtuar palate.

Kamza ka disa vite pa një ekip futbolli për shkak të përjashtimit pas dhunës së tifozëve në një ndeshje ndaj Laçit, por që prej asaj dite, askush nuk është interesuar që të rikthejë në fushë ekipin, pavarësisht se duhet ta nisë nga Kategoria e Tretë.

Aktivitetet sportive duket se janë të parëndësishme për Bashkinë e Kamzës, që shfrytëzoi rastin e mungesës së ekipit të futbollit për të shkatërruar stadiumin, si dhe për të dhënë një tjetër truall për të ngritur pallate.

Në një intervistë të disa viteve më parë, Rakip Suli u shpreh se nuk ka asnjë plan për shembjen e stadiumit, por mesa duket gjithçka ka qenë një gënjeshtër. Në vend të golave, tifozët e Kamzës do të duhet të bërtasin sa herë shtohet ndonjë kat pallati.

Futbolli profesionit në Kamzë “po jep shpirt”, për t’u varrosur përfundimisht ditën kur do të fillojë shembja e stadiumit. “Vrasësi”, si gjithmonë, është pushteti!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here