Gjekmarkaj nga Gramshi: Reforma në drejtësi duhet të vlejë për të gjithë jo vetëm për Opozitën, iu bë atentat vdekjeprurës

0
54

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj në një takim me demokratët e Gramshit, është shprehur se ditën e djeshme me vendimin e mazhorancës për të mos cuar në Kushtetuese mandatin e Xhaçkës, reformës në drejtësi iu bë një atentat vdekjeprurës.

Ai shton se si nënkryetar i Kuvendit i bën thirrje ambasadorëve të vendeve mike, që të reagojnë.

Sipas tij PD është një parti misionare solli pluralizmin dhe lirinë, ekonominë e tregut dhe demokracinë.

Fjala e Gjekmarkajt:

Te dashur demokrat e demokrate të Gramshit!

Në momente jo të zakonshme po zhvillohen takimet tona me ju ! Shqipëria po zvoglohet dhe shkretohet çdo dite !

Kjo nuk po i ndodh nga ndonjë pushtues !

Jo, e gjitha i vjen nga ish komunistet e shndërruar ne socialist dhe socialistet e shndërruar ne hajdut!

Një pushtet i kalbur nga korrupsioni do të kalbe Shqipërinë!

Një Kryeministër jashtë kontrollit të ligjit synon të kontrollojë çdo gjë!

E patë dje ku reformës në drejtësi ju bë atentat vdekjeprurës, e pate sesi Kuvendi i Shqipërisë nën thundrën e mazhorances kreu një puç kostitucional  duke mos njohur më gjykatën  kushtetuese për të tille?

Ne jemi të shqetësuar për rënien e legalitetit dhe triumfin e dhunës politike mbi te!

Si Nen Kryetar i Kuvendit ju bej thirrje ambasadorëve te vendeve mike , te shprehen, te reagojnë!

Nëse për ata reforma në drejtësi është vije e kuqe e tille duhet te jete edhe për Edi Ramen!

Reforma në drejtësi duhet te vleje për te gjithë jo vetëm për Opozitën.

Ju po e shihni sesi Lideri i Opozitës Sali Berisha pa akuze , pa hetim, vetëm se nuk ju përgjigj ftesës për te vrare kushtetutën dhe pranuar kufizimet e paligjshme u arrestua!

Kur kushtetuta dhunohet per te ndaluar themeluesin e pluralizmit, pluralizmi ka rene, kur kushtetuta dhunohet per te penalizuar Opoziten, liria ka rene!

Ne rrethana te tilla Sali Berisha eshte simbol , reagimi eshte detyre patriotike, indiferenca faj !

Kur gjykata  kushtetuese perdhunohet nga Kryeministri sistemi nje partiak eshte tek dera!

Pse nuk flet Presidenti i Republikes? A ka Shqiperia nje President sot? Jo kemi vetem nje kukull lepe peqe  ne duart e Edi Rames ! Ai hesht dhe firmos me urdher. Renia e Kushtetutes nuk eshte shqetesimi i tij.

Pse nuk flet vete Gjykata Kushtetuese, e goditur ne integritet ?

A ka Shqiperia nje te tille sot?

Te dashur miq siç e shikoni

Sot ne Shqiperi nuk ka arbiter por ka vetem një Kryeminister dhe qeveri zgrapsash   qe do të na ktheje ne kohet e erreta, qe do te na mbaje te varfer, nen presion , te lidhur per buken e gojes dhe një Opozite me e motivuar se kurre, me e bashkuar se kurre, me luftarake se kurre, per qendruar, per tu perballur, per te fituar!

PD eshte nje parti misionare!

Ajo solli pluralizmin dhe lirine, ekonomine e tregut dhe demokracine , Shqiperine ne Nato dhe pa viza, infrastrukturen moderne dhe proceseset integruese, demokratet  duhet te jeni krenar per historine e vet!

Ne jemi me te zote, ne jemi me te ndershem, ne e duam me shume Shqiperine , e kemi demostruar me akte gjate ketyre 34 viteve! Kemi politikane cilesore, profesioniste te zote, intelektual te shquar dhe mbi te gjitha mbeshtetjen dhe deshiren tuaj per ndershmeri, mireqeversje, demokraci te vertete dhe integrim.

Ne, ju gramshiotet, Pd , shqiptaret nuk do te lejojme qe paratë e vjedhura te blejne vota dhe  të na vjedhin te tashmen dhe te ardhmen.

Nuk do ta lejojme as kur e bejne drejtoret e ministrave bashke me ministrat e tyre, nuk do ta lejojme as kur e bejne drejtoret  e Tiranes bashke me Kryetarin e tyre.

Trashigimia qe po i lene Shqiperise jane patronazhistet, sterilizimi, inceneratoret plehrat e tyre te cilat do ja heqim qafe Shqiperise bashke me ju.

Besoni tek fitorja dhe ajo di te vije. Kemi nje vit kohe per tja bere kete sherbim madhor Shqiperise dhe popullit te saj!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here