Droga ska të ndalur, në pranga dy shqiptarë

0
153

Karabinierët e kompanisë së Martina Francas kanë arrestuar në flagrancë për zotërim droge dy shqiptarë, të moshës 23 e 20 vjeç, të padënuar më parë.

Dy të rinjtë e ushtronin aktivitetin e shitjes së drogës në një dhomë që në qendrën historike të qytetit.

Pas vëzhgimit të dy shqiptarëve, karabinierët hynë në apartament ku gjetën 199 doza kokaine të fshehura prapa bidesë.

Totali ishte 72 gramë, i ndarë në doza, gati për shitje.

Bashkë me drogën, karabinierët sekuestruan edhe 690 euro si dhe materiale për konfeksionimin e kokainës.

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here