GJKKO rrëzon kërkesën e Berishës/ Gjokutaj: Qëllim, djegia e mandatit!

0
46

Avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha, Genc Gjokutaj ka folur për mediat pasi GJKKO rrëzoi kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë, naj liderit të opozitës dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezit.

Gjokutaj u shpreh se qëllimi i gjykatës është djegia e mandati të deputetit, të Berishës.

“Zgjatja e hetimit për Sali Berishën dhe Jamarbër Malltezin pa një fakt të ri, e zbut nevojën e sigurimë, ata s’kanë më pse e ndjekin hetimin nga arresti, sepse s’ka asnjë kriter që duhet të jetë në arrest shtëpie. Gjykata e rrëzoi kërkesën. Qëllimi i kësaj sage arrestesh dhe rrëzim kërkesash tona, është djegia e mandateve. Ne po vazhdojmë luftën, sepse një person në arrest shtëpie të jetë më i kufizuar se një që është në arrest me burg, kjo është skandaloze dhe nga ana ligjore është e papranueshme”, u shpreh avokati Gjokutaj.

Ndër të tjera, Gjokutaj u shpreh se SPAK gjatë gjithë hetimeve nuk ka asnjë provë të re.

“Gjykata shpalli vendimin për të dy duke rrëzuar kërkesën për zëvendësimin e masës së sigurisë. Kërkimet tona nuk do të shterojnë, duke pasur synim ndryshimin e masës. Një nga elementët bazë të kërkesës sonë është se kjo gjykatë ka vendos mbi një dispozitë të shfuqizuar gjashtë vite më parë. Kodi i ri nuk parashikon komunikimin e zotit Berisha vetëm më personat që bashkëjeton, kjo është depozita e vjetër, e reja ka ndryshime që mund të takohet edhe me të tjerë. Një tjetër çështje është se SPAK, gjatë gjithë hetimeve nuk ka asnjë provë të re”, tha Gjokutaj.

Berisha akuzohet nga SPAK për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të larte shteterore ose te zgjedhurve vendore, kryer në bashkëpunim. Ish-kryeministri i ka konsideruar akuzat ndaj tij dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi, si sulm politik, pasi sipas tij, nuk ka asnjë fakt dhe dokument që të ngrihen dyshimet mbi akuzat.

Sipas SPAK-ut, Berisha në kohën kur ka qenë kryeministër ka vendosur në funksion të interesave të dhëndrit të tij bazën ligjore, si edhe ka ushtruar presion mbi vartësit për të nxitur plotësimin sa më të shpejtë të procedurave të kthimit të pronës dhe privatizimit të godinave të degraduara të ish-klubit sportiv “Partizani”.

Ndërsa, për Jamarbër Malltezin dhe ndërtuesin Fatmir Bektashi, SPAK-u deklaron se ata kanë përfituar shuma të mëdha financiare nga tjetërsimi i truallit në ndërtime të larta. Mbi këta dy të fundit rëndojnë akuzat për veprat penale “Korrupsioni pasiv i funksionareve te larte shtetërore ose te zgjedhurve vendore”, kryer në bashkëpunim dhe “Pastrimi i produkteve te veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here