“Vonesa për mbështetjen e shëndetësisë me pasoja të rënda”- Tritan Shehu: Shifra e dhënë është më e ulët nga ajo që është e nevojshme

0
106

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu , pas publikimit te planit finaciar nga Rama, thotë se shifra e dhënë nga qeveria për shëndetësinë është më e ulët nga ajo që është e nevojshme.

Ai thotë se kryeministri humbi një muaj të vlefshëm duke mos pranuar propozimin e opozitës pasi dha fillimisht vetëm tre milionë dollarë.

Postimi:

Vonesa e Ramës në mbeshtetjen e shendetësisë, nje vonese me pasoja tejet te renda.

Sot Rama deklaroi dislokimin e 25 M $ per nevojat e shendetesise, shifer kjo shume nen ate prej 30 M Euro, qe ne i kemi kerkuar kesaj qeverie te jepte mbi nje muaj me pare, mbasi dhame alarmin per rrezikun prej fundit te janarit, tashme kohet kane ndryshuar me shpejtesi.

Kryeministri mbasi na ironizoi, deklaroi se sistemi i yne shendetesor eshte i “ persosur”, aq me keq na akuzoi per perhapje paniku, dha vetem 3 M $, humbi mbi nje muaj shume te vlefshem e sot erdhi drejt asaj kerkese, kur gjerat kane evoluar shume per keq, veshtiresite ne sigurimin e materialeve jane shume fishuar e cmimet e tyre jane tej rritur.

Gjithashtu nga 250 respiratore, që ne kemi propozuar prej mbi një muaji, sot po kërkohet të blihen vetëm 54 prej tyre, dhe këto duke paguar ¨haracin” e voneses.

Sidoqofte me mire vone se kurre, shpresoj qe dhe kjo shume e pamjaftueshme per nevojat e urgjences aktuale mjekesore, te perdoret drejt e me transparence.

Unë do të sygjeroja koncentrim në plotësimin e mjeteve mbrojtëse të personelit që po mbarojnë, në mbeshtetje të kujdesit parësor, për laboratore në territor e shtim të tamponeve, per aktivizimi te klinikave infektive në rrethet kryesore, forcimi te sherbimeve te Reanimacionit ne qender e nje pjese te periferise duke porositur edhe reth 200 respiratore të tjere me kompletet përkatëse.

Koha nuk pret e shpejt do të tregoje se ky fond i dhënë për shëndetesinë është tashmë shume larg nevojave, ndërsa vazhdojme te paguajmë PPP-të!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here