Dorëzoi “user”-at te kompania “5D”/ Urdhri që iu dha Deborah Keçit, si u manipulua tenderi

0
68

Deborah Keçi, e cila mbante postin e drejtores së Klubit Sportiv “Tirana”, është e përfshirë në dosjen “5D”, sepse SPAK-u, ka provuar se në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor Klubi Sportiv “Tirana”, ka favorizuar në një procedurë prokurimi operatorin ekonomik “V.A.S Konstruksion” sh.p.k., e njëjtë me “5D Konstruksion” sh.p.k., duke i krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta, si dhe duke e shpallur fitues në mënyrë të parregullt.

Keçi ka pasur komunikime direkte me administratorin e kompanisë, Nestor Muhametllari.

 

Nga dosja hetimore mësohet se vlerësimin e ofertave të pjesëmarrësve në tender e kanë bërë vetë punonjës të shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k., duke i dhënë Muhametllarit, “user”-at e anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.

 

Biseda mes Muhametllarit dhe Keçit është e datës 1 dhjetor 2020. Kjo e fundit i ka dhënë administratorit edhe “User”-in e personit që e ka kaluar në sistem procedurën.

 

Në këtë mënyrë, vetë Muhametllari do të hartonte kriteret e kompanisë fituese në mënyrë që të skualifikonte të gjitha kompanitë e tjera në garë. Bëhet fjalë për një tender të zhvilluar nga Klubi Sportiv “Tirana” për rikonstruksionin e palestrës së mundjes.

 

SPAK-u ka dhënë ndaj Keçit, masën “detyrim paraqitje”, si dhe kërkon pezullimin e saj nga posti që mban.

Këto biseda tregojnë se drejtuesit e kompanisë “5D”, që ‘de facto’ janë Redi Molla dhe Mariglen Qato, vendosnin gjithçka, dhe të tjerët zbatonin urdhrat si në rastin e Keçit.

 

Kjo ishte skema që kishin ngritur, duke përdorur edhe zyrtarët e tjerë të bashkisë./ CNA

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here