Policia nis procedimet penale për protestuesit kundër gërmimeve për eshtrat e grekëve

0
154

Përveç katër të arrestuarve në Fier, edhe dy protestues në Tepelenë janë proceduar penalisht nga policia.

Zyrtarisht, policia njofton se një ditë më parë u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për: E.J., 56 vjeç  banues në Tiranë dhe M.K, 68 vjeç, banues në Golem.

Sipas policisë, në vendin e quajtur “Fusha e Dragotit”, ata morën pjesë në protestën pa leje, ku punohej për zhvarrosjen e eshtrave të ushtarëve grekë të rënë gjatë luftës Italo-Greke.

Ndaj tyre rëndon akuza për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here