Lëvizja “Bashkë” proteston te Bashkia Tiranë: Erion, shko te shokët (në qeli)

0
47

Anëtarë të Lëvizjes Bashkë janë mbledhur ditën e sotme në protestë para Bashkisë së Tiranës kundër keyebashkiakut Veliaj dhe aferave korruptive të kësaj bashkie.
“Paratë e grabitura nga ata, janë mundi i qytetarëve të Tiranës”- thonë anëtarët e Levizjes Bashkë duke bërë thirrje për largimin e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Pjesë nga fjalimi:

 


ERION VELIAJ SHKO TE SHOKËT!

Bashkia në duart e Erion Veliajt njihet për aferat korruptive, që nga tenderi i kancelarive e deri tek skandali i inceneratorëve. Arrestimi i drejtorëve të bashkisë, ka qenë lajmi më tronditës i ditëve të fundit. Pesë drejtorët kishin bërë kërdinë duke vjedhur 30 milionë euro nga buxheti i bashkisë, për të ndërtuar hotele e vila luksoze, për të cilat dyshohet se është bashkëpronar edhe Erion Veliaj.

Po kush paguan në Bashkinë Tiranë?

Paratë e grabitura nga ata, janë mundi i qytetarëve të Tiranës;

janë detyrimet e paguara të prindërve, dyqanxhinjve, tregtarëve të vegjël dhe të ndershëm;

janë puna e përditshme e të gjithë atyre që jetojnë përmes pagës ose pensionit, i cili në shumicën e rasteve është i pamjaftueshëm, por ata prapëseprapë i përgjigjen detyrimeve të tyre.

Po kush e mban barrën e vjedhjes?

Ata që e pësojnë janë banorët e Astirit, që nuk kanë shkolla dhe çerdhe për fëmijët e tyre;

janë banorët e 5 Majit, Astirit, Selitës, Freskut dhe Kombinatit, që i latë në qiell të hapur;

janë banorët e Rrugës së Dibrës, Rrugës së Kavajës, Rrugës së Durrësit, Rrugës së Elbasanit, Komunës së Parisit e kudo ku ka ndërtime, që hanë pluhurin dhe betonin e kullave;

janë qytetarët që rendin për të kapur urbanin, por ngecin në trafikun e çmendur të Tiranës;

janë fëmijët që nuk gjejnë një park për të luajtur;

janë ata që ju i sëmurët me ajrin e ndotur të Tiranës;

janë qytetarët që zgjohen me zhurmat e pompave të ujit, ata që kthehen në shtëpi duke kaluar në rrugët e pashtruara dhe të pandriçuara të këtij qyteti, dhe ata që flenë me zhurmën e betoniereve!

Ku shkuan paratë e qytetarëve?

Në pak duar!

Në duart e drejtorëve dhe të tuat, Erion Veliaj!

Ndryshe nga ajo që thua ti, korrupsioni dhe përvetësimi parave publike nuk është thjesht shpërdorim detyre, nuk është përgjegjësi individuale, por është pjesë e një strukture të mirëorganizuar kriminale dhe ti je në krye të saj.

NDAJ ERION VELIAJ, SHKO TE SHOKËT E TU: NË BURG!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here