Bylykbashi në Parlament: 400 milionë euro ja marri taksapaguesve shqiptarë se duan të ja falin arabit

0
51

Nënkryetari i PD, Oerd Bylykbashi në fjalën e tij në parlament është shprehur se qeveria dhe partia socialiste e ka kthyer korrupsionin në një sistem për të grabitur hapur paratë e qytetarëve.

 

“Dje në lajme pamë që kryetarja e Afrikës së Jugut jepte dorëheqjen pasi prokuroria filloi një hetim për korrupsion për të në kohën kur ishte ministre pasi kishte kërkuar para për kontratat e kontraktorëve. Ajo u shpreh se jap dorëheqjen jo se pranoj se jam fajtore por është një çështje e rëndë dhe nuk e ushtroj dot profesionin tim dhe akuzohej për 120 mijë dollarë.

Ai 500 mijë euro që u gjet te tubi i pastrueses e bën ta turpëroj këtë shifër të asaj po imagjinoni milionat e eurove që vidhen hapur në aferat korruptive dhe të gjitha kanë një burim që është Edi Rama, në 91 kanë dalë nga diktatura ata njësoj si ne por kanë ecur me hapa të tjera.

Kjo që keni krijuar ju është sistem korruptive e bën të skuqet korrupsionin në atë koncept që kemi ne në atë kod penal, ju e bëni hapur me ligje me kontrata koncensionere, prandaj nuk kanë më kuptim dispozitat që janë atje.

Ramës i është mbushur mendja s ekjo para publike është para e shtetit, ajo është para e taksapaguesve dhe kur këto para merren për tu trajtuar në këtë formë ku 400 milionë euro ja marri taksapaguesve të Durrësit se duan të ja falin arabit. Deti po kthehet në trull që të ndërtojë privati, ajo pasuri që akoma nuk ka një formë ligjore nuk ka një regjistrim në hipotekë që kjo pronë ka aq metra dhe shteti do ta ja japë filanit.”

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here