Debati në Parlament/ Bardhi-Ballukut: Krahun e djathtë që blinte votat në Dibër, Evis Berberin e ke në burg

0
66

Gazment Bardhi, kreu i Grupit Parlamentar të PD, ka replikuar me ministren e Energjetikës, Belinda Balluku, gjatë seancës plenare.

 

Bardhi iu drejtua zv/kryeministres duke i thënë se sot “krahun e djathtë, Evis Berberin” e ka në burg, ndërsa “krahun e majtë, drejtorin e Tatimeve, Ceno Klosin” e ka kandidat për t’iu bashkuar të parit.

“Zonja drejtuese e seancës ju kujdeseni të na kujtoni të flasim për temat e rendit të ditës, nuk di të kemi në rend dite zgjedhjet e Dibrës sot, se po të kemi ato dua t’i kujtoj ministres që e ka krahun e djathtë në burg, Evis Berberin që blinte votat derë më derë dhe krahun e majtë, drejtorin e Tatimeve e ka kandidat për të shoqëruar të parin, që po ashtu blinte votat e dibranëve në zgjedhje.

Përqendrohemi te rendi i ditës, se po të jetë për zgjedhjet e vota, kalojmë te ato lekët që nga buxheti i shtetit shkonin te Evis Berberi dhe nga ai te qytetarët e varfër të Dibrës”, u shpreh ai.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here