Debatet në Komisionin e Shëndetësisë/ Zhupa: Nuk firmosni konfliktin e interesit për të mbrojtur shokët!

0
73

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, gjatë mbledhjes së Komisionit hetimor për PPP-të te Shëndetësia, është shprehur se mazhoranca vepron si një grup i strukturuar kriminal për të mbrojtur të përfshirët në vjedhjen e 400 milionë eurove nga buxheti i shtetit.

Zhupa shtoi se mosfirmosja e konfliktit të interesit do të jetë një mangësi shumë e madhe e Komisionit që do të vërë në dyshim objektivitetin, paanshmërinë dhe ruajtjen e informacioneve dhe mënyrën e trajtimit të tyre.

“Mesa e kuptuam, kemi dy konkluzione. Nënkryetari e tha qartësisht se ‘ajo që themi me gojë nuk ka vlerë juridike’, pra duan të thonë që nuk kemi konflikt interesi me gojë dhe nuk kanë guxim ta firmosin sepse shkresa ka vlerë juridike.

Ndërkohë të gjithë anëtarët socialistë të Komisionit, mesa duket edhe për të mbrojtur kolegët, kanë vendosur të mos e firmosin konfliktin e interesit.

Kjo do të jetë një mangësi shumë e madhe e Komisionit që do të vërë në dyshim objektivitetin, paanshmërinë dhe ruajtjen e informacioneve që do të vjen këtu dhe mënyrën e trajtimit të tyre, por është një mënyrë që ka zgjedhur mazhoranca për të minuar punën e komisionit.

Sepse bëhet fjalë për hetimin e 400 milionë eurove të abuzuara buxhetit të shtetit, janë në xhepa ende të panjohur. Këta veprojnë dhe këtu si grup i strukturuara kriminal, ku dhe ata që nuk kanë konflikt interesi nuk e firmosin konfliktin e interesit për të mbrojtur shokët”, tha Zhupa.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here