Kreu marrëdhënie me një të mitur dhe publikoi një video të saj në rrjetet sociale, arrestohet 18-vjeçari

0
46

Një 18-vjeçar nga Kosova është arrestuar nga policia e Tiranës pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale më një vajzë të mitur. Konkretisht bëhet fjalë për 18-vjeçarin me inicialet E. G. Mësohet se ai ka shpërndarë në rrjete sociale një video personale të saj.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 ndaluan shtetasin E. G., 18 vjeç, banues në Kosovë, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur, si dhe ka shpërndarë në rrjete sociale, një video personale të saj.“- njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here