Anulohet seanca e 7 marsit, Korreshi: Mazhoranca t’i lerë qejfet e të votojë ligjet e propozuara

0
65

Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi ka reaguar pas anulimit të votimit në seancën plenare të 7 marsit nga Sekretariati i Etikës.

Në një prononcim për mediat, Korreshi e ka quajtur një ‘fitore të vogël’, si dhe i ka bërë thirrje deputetëve të mazhorancës të vijnë dhe të votojnë ligjet që kanë propozuar.

“Sot është një fitore e vogël në dukje por arroganca si janë bërë këto votime…Do verifikojmë të gjitha votimet sepse të tilla vendime mund të jenë marrë edhe më parë. Deputetët e mazhorancës të lënë qejfet e të vijën të votojnë ligjet që kanë propozuar”, u shpreh Korreshi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here