“Dikur me dajre e daulle, sot kërcen në rrugë”, Cara: Nuk jam këtu për të ndjekur budallallëkun e Ramës

0
121

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Durrësit në zgjedhjet vendore të 14 majit, Igli Cara, ishte i ftuar këtë mbrëmje në emisionin “Open”, teksa ka komentuar situatën elektorale.

Cara deklaroi në lidhje me diskursin e kryeministrit Rama për garën në Durrës se sado që ky i fundit të mundohet ta largojë nga qëllimi, ai nuk do shkojë pas.

Sipas Carës është e papranueshme që fushata e socialistëve, “dikur me dajre e daulle, e sot me kërcime në rrugë” shmang qytetarët në këtë mënyrë.

Ai shtoi se veprimet e kryeministrit  janë të qëllimshme, por vijoi duke thënë se “nuk është këtu për të ndjekur budallallëkun e Ramës”.

 

 

Unë investimin e jetës sime e vendos në shërbim të qytetit të Durrësit. Sado të mundohet të më largojë nga qëllimi im, unë nuk do e gjurmoj Ramën. Ku hyn në betejën për Durrësin diskursi i Ramës, ku i prek problemet e qytetarëve? Dikur me dajre e daulle, sot bën fushatë duke kërcyer në mes të rrugës. Nuk jam këtu për të ndjekur budallallëkun e Ramës, është e papranueshme të shmangësh qytetarët dhe të bësh fushatë të tillë. Ai e bën qëllimisht, unë nuk do e ndjek.
Dëmet që ka sjellë Dako për Durrësin krahasohen me 2 tërmete. Ka sjellë një qytet që sot është i pajtueshëm e ka përdorur për fitimet e tij.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here