Kryemadhi në Kamëz: Angazhimi i grave një punë më shumë për ne! Rama i paaftë për menaxhimin e situatës…

0
105

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi këtë të martë është takuar me gra dhe vajza në Kamëz, ku tha se angazhimi i grave dhe vajzave aty, është një angazhim më shumë për LSI-në. Nga ana tjetër, ajo tha se kyeministri Edi Rama totalisht i paaftë për menaxhimin e situatës ku ndodhet sot vendi. ”Një avantazh i madh është sepse sot njerëzit në kushtet e varfërisë dhe të pamundësisë e kanë pasur të pamundur pajisjen me kartën e identitetit, kështu që vendimi i fundit i KQZ-së për të shtyrë afatin e kartave të identitetit deri në fund të muajit prill ishte një avantazh shumë i madh, sepse krijon një lehtësi, edhe psikologjike, për të gjithë qytetarët. Pra, tanimë nuk është e nevojshme që njerëzit të ngelen peng në zyrat e gjendjes civile apo të njësive administrative dhe të selektoheshin se kush ishte e kush jo përkrahës i rilindjes për të marrë kartën e identitetit. Dhe ky ishte një lloj presioni dhe një lloj intimidimi që u bëhej qytetarëve”,-tha Kryemadhi.

Pjesë nga fjala

Unë dua të falënderoj Arin, që e kemi kryetarin e LSI-së së Kamzës, por më shumë se Arin, dua të falënderoj të gjitha zonjat dhe zonjushat, të cilat na e kanë bërë të mundur prezencën në këtë takim. Ne këtu jemi në Kamëz.
Angazhimi i grave dhe vajzave në Bashkinë e Kamzës është një motiv për ne. Keni edhe një mundësi të madhe, pasi këtu keni edhe doktoreshë Saimirën, e cila për hir të së vërtetës, ne ishim para disa ditësh bashkë në Shkodër, ku zhvilluam disa takime të jashtëzakonshëm, por ai entuziazëm dhe ai emocion që ne na përshkonte në Shkodër, që nga ajo ditë ka filluar një entuziazëm në të gjithë Shqipërinë.

Kjo është java e katërt dhe në fakt do vijnë duke u zvogëluar ditët që nga dita e zgjedhjeve. Tanimë nuk ka më numërim, por i llogarisim me të diela, por më i rëndësishëm këto kohë është kontakti me njerëzit, bashkëbisedimi me ta dhe përgatitja e qytetarëve për të vajtur drejt kutive të votimit më 25 prill.

Një avantazh i madh është sepse sot njerëzit në kushtet e varfërisë dhe të pamundësisë e kanë pasur të pamundur pajisjen me kartën e identitetit, kështu që vendimi i fundit i KQZ-së për të shtyrë afatin e kartave të identitetit deri në fund të muajit prill ishte një avantazh shumë i madh, sepse krijon një lehtësi, edhe psikologjike, për të gjithë qytetarët. Pra, tanimë nuk është e nevojshme që njerëzit të ngelen peng në zyrat e gjendjes civile apo të njësive administrative dhe të selektoheshin se kush ishte e kush jo përkrahës i rilindjes për të marrë kartën e identitetit. Dhe ky ishte një lloj presioni dhe një lloj intimidimi që u bëhej qytetarëve.

Megjithatë unë nuk mendoj që ky ishte problemi. Rëndësi sot ka se çfarë ndiejnë qytetarët. Ata ndiejnë që çdo ditë e më shumë i kanë taksat më të larta, shpenzimet e tyre në familje rriten çdo ditë e më shumë, mundësitë për të krijuar hapësira të reja biznesi janë të limituara. Për të mos vijuar më pas me faktin që me mijëra biznese janë mbyllur në Tiranë e shumë të tjera kanë mbyllu shumë vende pune për shkak të pandemisë dhe të keq menaxhimit të situatës së shkaktuar prej saj.

Në fakt dëgjojmë rëndom se si artikulohet dhe thuhet që Shqipëria po buzëqesh, por e vetmja buzëqeshje që ne shohim është ngërdheshja e Kryeministrit tonë në maskën në fytyrë, sepse edhe vetë ai nuk është i lumtur dhe i gëzuar për shkak të situatës që e ka krijuar ai vetë. Një kryeministër i cili ka qenë i paaftë për të menaxhuar një Shqipëri në normalitet dhe e futi në krizë atë dhe sot normalisht që do të jetë totalisht i paaftë për të përballuar dhe menaxhuar një situatë të tillë prej pandemisë por edhe pas tërmetit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here