Goro dhe Beleri në burg/ Kush është Blerina Bala që u komandua në krye të Himarës

0
70

Mbledhja e Këshillit bashkiak të Himarës e cila u pezullua për shkak të tensioneve që krijuan mbështetësit e Belerit nisi me dyer të mbyllura, ndërsa mësohet se u komandua Blerina Balaj si drejtuesja e përkohshme deri në zgjedhjet e reja.

Nga 21 anëtarë, 15 prej tyre kanë votuar pro. Nënkryetari tjetër, Pervin Gjikuria nuk arriti që të siguronte votat e nevojshme.

Menjëherë pas votimit, Bala ka bërë deklaratën e parë.   Ajo deklaroi se Himara meriton bashkëpunim sa më të ngushtë e mbështetje sa më të madhe. Sipas saj, fokusi i bashkisë do të jetë e përqëndruar te objektivat dhe synimet, lidhur veçanërisht me sezonini turistik.

“Së pari më lejoni të bëj një falënderim të veçantë për besimin që më është dhënë sot. Në muajt në vijim fokusi i bashkisë Himarë do të jetë e përqendruar në punë me qëllim përmbushjen e objektivave dhe synimeve, sidomos referuar sezonit turistik. Jam e ndërgjegjshme që asnjë punë nuk bëhet vetëm, ndaj mendoj se pas 10 muajsh të vështira, Himara meriton që midis aktorëve vertikal dhe horizontal, të ketë bashkëpunim sa më të ngushtë e mbështetje sa më të madhe. Ju faleminderit”, tha Bala. 

Kryebashkiaku i zgjedhur në maj 2023, Fredi Beleri ndodhet në burg pazi akuzohet për blerje votash, ndërsa kryetari në detyrë Jorgo Goro u arrestua disa ditë më parë, pasi akuzohet se ka shpërdoruar detyrën duke tjetërsuar dy prona në Dhërmi, në dy episode, ku përfitues fundor i truallit, me një siperfaqe në total prej 10592 m2, ka qenë biznesmeni Artan Gaçi, ish deputet i PS.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here