Deklarata e fortë e Metës: Rilindja ka tentuar të korruptojë apo marrë peng persona pranë meje

0
58

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka bërë një deklaratë të fortë pas grabitjes së disa pajisjeve në selinë e partisë që ai drejton.

Sipas tij, “Rilindja” ka tentuar të korruptojë apo marrë peng persona rreth tij, teksa shtoi se Partia e Lirisë ka qenë disa herë shënjestër e Rilindjes.

Për sa i përket rastit të vjedhjes së pajisjes DVR në seli, ai tha se kanë bërë denoncim, por nuk ka besim se autoritet do ta zgjidhin këtë çështje, pasi kontrollohen nga pushteti.

“ Nuk kemi shpresë të madhe sepse janë të kontrolluar nga Rilindja. Para disa ditësh po prezantoja sekretaren e re të PL dhe kur ishim në lidhje Live, lidhja nuk ekzistonte. Një orë e kaluam duke folur kot. Ishte hera e parë që ndodhte.
Pastaj u zbulua se një kabull ishte këputur me pinca. Dje u konstatua një ndërhyrje që kishte ndodhur në 6 mars, që tregon një ndërhyrje në server. PL nuk ka patur roje natën prej disa muajsh, këtë nuk e dija.
PL ka qenë target gjithmonë i Rilindjes për të korruptuar apo marrë peng persona rreth meje. Duam të ndjekim rrugën ligjore. Rrugët e tjera i kemi të lehta”, tha ai në News 24.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here