Dosja ‘5D’/ Erion Veliajt i arrestuan të gjithë shtabin elektoral

0
173

Një ditë më parë, me urdhër të SPAK u arrestuan dy nga njerëzit e besuar të Erion Veliaj, Mariglen Qato, drejtor, dhe Redi Molla, ish-drejtor.

Qato e Molla i bashkohen në qeli Taulant Tushes, i arrestuar për aferën e inceneratorit fantazëm të Tiranës, pjesë e dosjea ‘5D’, dhe një prej më të besuarve të Veliajt.

E po kështu me urdhër të SPAK pati masa më të buta sigurie ndaj të tjerë emrave si Enton Punavia, Eglantina Zëre apo Deborah Keçi.

Të gjithë emrat po hetohen nga SPAK për atë që njihet si dosja ‘5D’, ku drejtorët kyç të Erion Veliajt kishin krijuar kompani, që më pas favorizoheshin në tendera dhe përfitonin rreth 25 mln euro para publike, që më pas i investonin në fusha të tjera, duke krijuar në këtë mënyrë një skemë, jo thjesht korrupsioni.

Të gjitha emrat me urdhër arresti ose masa më të buta sigurie nga SPAK janë pjesë e shtabit elektoral të Erion Veliajt në zgjedhjet e 14 majit. Janë të njëjtët që ku me presione e shantazhe, ku me ndërhyrje të çdo forme, i garantuan Veliajt mandatin e 3-të si kryebashkiak.

Image

Përtej operacionit të SPAK dhe hetimeve që do kryhen nga Prokuroria Speciale, ajo që tërhoqi vëmendjen ishin dy reagime pothuajse të ngjashme që Qato dhe Molla bënin për mediat, në një kohë që ishin me pranga në duar.

Ndoshta ky mund të jetë nga rastet e rralla, kur një person i arrestuar nga SPAK apo edhe një prokurori rrethi, gjen mundësinë të reagojë mediatikisht, përmes deklaratave të shkruara.

Nëse deklaratat do të bëheshin nga avokatët e tyre, sërisht do të kishte një tjetër mënyrë se si ata do të qarkullonin në media.

Në fakt ajo që ka ndodhur nuk ka lidhje më këtë rastin e rrallë, thjesht deklaratat apo reagimet e dy anëtarëve të shtabit elektoral të Erion Veliajt, janë shkruar në zyrat e bashkisë, nga e njëjta dorë, e të diktuara nga i njëjti person.

Dhe reagimet e dy të arrestuarve shpërndaheshin në të njëjtën kohë, kur po nga zyrat e bashkisë jepej udhëzimi që ata që ishin arrestuar, apo ata që kishin masa më të buta sigurie, të cilësoheshin si ish-drejtorë apo ish-punonjës.

Në fund të fundit, nuk është se ka ndonjë rëndësi nëse Qato apo Molla kishin një zyrë në bashkinë e Veliajt apo jo, ato janë anëtarët e shtabit të tij elektoral, ndaj dhe dje bashkia u angazhua që të shpërndajë deklarata edhe në emrin personal të dy drejtorëve të dosjes ‘5D’.

 

Privilegje për të fituar tendera/ Administratori i “5D” biseda me drejtoreshat e Veliajt

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here